

Në përmbushje të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga ligji nr. 10197, datë 10.12.2009 “Për Fondet e Pensionit Vullnetar”, si dhe aktet nënligjore të dala nën zbatim të tij, shoqëria “Credins Invest” sh.a., ju njofton se ka kryer përditësimin e Prospektit të Fondit të Pensionit “Credins Pension”, miratuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare me vendimin nr. 107, datë 31.05.2022.
Në prospekt janë miratuar përditësimet si më poshtë:
Prospekti i plotë i Fondit të Pensionit “Credins Pension” ndodhet i publikuar në faqen tonë zyrtare www.credinsinvest.com.
Faleminderit,
Credins Invest
Datë: 07/06/2022
Në mbledhjen e datës 29 Dhjetor 2021, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, miratoi regjistrimin e Fondit të Investimeve Alternative për klientët profesionistë dhe të kualifikuar, Green View Alternative Investment Fund, Shoqëri Komandite SIK. Fondi do të administrohet nga Shoqëria Administruese e Fondeve “Credins Invest” sh.a.
Datë: 29.12.2021
Përgjatë muajit Dhjetor 2021, shoqëria administruese e fondeve Credins Invest, zhvilloi modulin (më tepër…)
Të nderuar Anëtarë të Fondit të Pensionit,
Në këtë 10 vjetor të veprimtarisë së fondit të pensionit “Credins Pension”, kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë që duke filluar nga data 15 Dhjetor 2021, fillon aplikimi i tarifës së re të administrimit për të gjithë anëtarët e fondit të pensionit “Credins Pension”.
Tarifa e administrimit është ulur nga 2.4% në masën 2% në vit e vlerës neto të aseteve të Fondit, duke ndikuar në një kthim më të mirë për anëtarin. Ndryshimi i tarifës është reflektuar në Prospektin e Fondit të Pensionit, miratuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare me vendim nr. 217, datë 25.11.2021, dhe në kontratat për anëtarësim, në pikën “a” të nenit 16 “Tarifat e Shoqërisë Administruese”. Prospektin dhe tipet e kontratave mund ti shfletoni elektronikisht në faqen zyrtare.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,
Credins Invest
Datë: 02.12.2021
Dëshirojmë t’ju njoftojmë që në datat 9, 10, 17, 22, 23 Dhjetor 2021, Credins Invest do të zhvillojë trajnimin me teme “Edukimi në vazhdim” për agjentët e tregut SIK.
Trajnimi do të zhvillohet pranë zyrave qendrore të Bankës Credins, Salla e Trajnimeve në katin -1.
Credins Invest,
Datë 19/11/2021
Të nderuar Investitorë,
Në përmbushje të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga ligji Nr. 56/2020 “Për sipërmarrjet e Investimeve Kolektive” dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij, shoqëria Credins Invest, ju njofton se ka kryer përditësimin e Prospektit të Fondit te Investimit “Credins Premium”, miratuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare me vendim nr. 144, më 30.08.2021, dhe Informacionin Kryesor për Investitorin (KIID).
Bashkë me ndryshimet e diktuara nga kuadri i ri rregullator, është ndryshuar struktura e seksioneve në Prospekt, duke sjellë një renditje që mendohet se është me e përshtatshme dhe me e lehtë për t’u ndjekur nga investitori.
Ju bëjmë me dije se në Prospekt janë shtuar disa përkufizime lidhur me terminologjinë e përdorur dhe është pasqyruar performanca historike e fondit. Gjithashtu, një ndryshim me rëndësi është shtimi i një klase të re aseti, investimi në kuota të fondeve të investimit, me qëllim diversifikimin e portofolit të investimeve. Kuotat e fondeve do të kenë një profil risku të ngjashëm me Fondin Credins Premium, dhe ky i fundit do të vijojë të ketë të njëjtin nivel risku, 2.
Ne jemi vazhdimisht të angazhuar për të bërë investimet e duhura me qëllim arritjen e një norme kthimi konkuruese për investitorët duke ruajtur nivelin e riskut të pranuar prej tyre. Sipas politikës së investimit të miratuar prej fillimit të fondit, asetet e fondit Credins Premium mund të investohen deri në masën maksimale prej 10% të total aseteve, edhe në obligacione të korporatave apo të njësive të qeverisjes vendore (bashkive) që ushtrojnë aktivitetin në Republikën e Shqipërisë. Këtë mundësi nuk e kemi ekzekutuar deri më sot për arsye të mungesës së tregtimit të këtyre titujve në një treg të rregulluar siç është Bursa e Titujve. Me zhvillimet e reja pozitive në tregun e kapitalit, Fondi Credins Premium do të investojë edhe në tituj korporativë brenda limitit 10%, sipas politikës së investimit në Prospekt, në varësi të mundësive që do të ofrojë tregu i kapitalit në Shqipëri.
Prospektin e plotë dhe Informacionin Kryesor për Investitorin mund ti shfletoni elektronikisht në faqen tonë zyrtare: www.credinsinvest.com
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,
Credins Invest
10 Shtator 2021
Të nderuar Anëtarë të Fondit të Pensionit,
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë që duke filluar nga data 1 Gusht 2021, fillon aplikimi i tarifës së re të administrimit për të gjithë anëtarët e fondit të pensionit “Credins Pension”.
Në kontratën për anëtarësim, ka ndryshuar tarifa e përcaktuar në pikën “a” të nenit 16 “Tarifat e Shoqërisë Administruese”. Tarifa e administrimit është ulur nga 3% në masën 2.4% në vit e vlerës neto të aseteve të Fondit, duke ndikuar në një kthim më të mirë për anëtarin.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,
Credins Invest
Të nderuar Anëtarë të Fondit të Pensionit “Credins Pension”,
Në përmbushje të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga ligji nr. 10197, datë 10.12.2009 “Për Fondet e Pensionit Vullnetar”, si dhe Aktet nënligjore të dala nën zbatim të tij, shoqëria “Credins Invest” sh.a., ju njofton se ka kryer përditësimin e Prospektit të Fondit të Pensionit “Credins Pension”.
Përditësimi i Prospektit konsiston në:
“Credins Invest” sh.a. Shoqëri Administruese e Fondeve
Objekti i veprimtarisë së Shoqërisë është:
Prospekti i plotë i Fondit të Pensionit “Credins Pension” është i publikuar në faqen tonë zyrtare www.credinsinvest.com
Faleminderit,
Credins Invest
Datë: 29/07/2021
Credins Invest publikon raportin përmbledhës për vitin 2020, i cili paraqet performancën dhe ecurinë e fondeve përgjate këtij viti. Raporti jep një pasqyrë lidhur me aktivitetet e zhvilluara përgjatë vitit, përgjegjësinë sociale, ecurinë e aktivitetit të shoqërise dhe sfidat për në vijim.
Të nderuar klientë të Fondit të Pensionit dhe të Fondit të Investimit,
Dëshirojmë t’ju informojmë që brenda muajit Gusht 2021, kushdo që ka ndryshuar apo nuk ka depozituar të dhëna si: numër kontakti, adresë banimi, adresë e-maili, dokument identifikimi të vlefshëm apo rezidencë tatimore, është i lutur të paraqitet pranë zyrave të Credins Invest Sh.a. ose çdo dege të Bankës Credins, për të kryer përditësimin e të dhënave personale.
Për çdo pyetje apo informacion të mëtejshëm, mund të na kontaktoni në adresën contact@credinsinvest.com ose në numrin e kontaktit:
069 60 60 058
Faleminderit,
Credins Invest