Ligji Nr. 76/2023 “Për fondet e pensionit privat” miratuar nga Kuvendi I Republikës së Shqipërisë dhe rregulloret e miratuara nga Autoriteti I Mbikëqyrjes, janë baza e aktiviteteve dhe operacioneve të Fondit të Pensionit Privat. Kërkesat e ligjit dhe rregulloreve përbëjnë një pjesë integrale të Prospektit të pensionit “Credins Pension”.
Banka depozitare, ku ruhen asetet e Fondit të Pensionit “Credins Pension” është Tirana Bank. Fondi nuk mbart asnjë rrezik të bankës Depozitare dhe as të Shoqërisë Administruese, sipas ligjit Shqiptar dhe parimeve ndërkombëtare të krijimit dhe administrimit të Fondeve.
Asetet e Fondit nuk do mund të jenë objekt i pretendimeve ose ekzekutimeve, të kryera në emër dhe për llogari të kreditorëve të Shoqërisë Administruese apo Depozitarit. Fondi nuk mund të jetë pjesë e procedurës së falimentimit. Banka Depozitare:
Ju mund ti referoheni faqes zyrtare të rregullatorit Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF)
për legjislacionin, publikime dhe të rejat më të fundit lidhur me fondet e pensioneve dhe fondet e investimeve që operojnë në Republikën e Shqipërisë.