Blog

 

Credins Invest njofton uljen e tarifës së administrimit të fondit të pensionit

Credins Invest njofton uljen e tarifës së administrimit të fondit të pensionit

Të nderuar Anëtarë të Fondit të Pensionit,

Në këtë 10 vjetor të veprimtarisë së fondit të pensionit “Credins Pension”, kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë që duke filluar nga data 15 Dhjetor 2021, fillon aplikimi i tarifës së re të administrimit për të gjithë anëtarët e fondit të pensionit “Credins Pension”.

Tarifa e administrimit është ulur nga 2.4% në masën 2% në vit e vlerës neto të aseteve të Fondit, duke ndikuar në një kthim më të mirë për anëtarin. Ndryshimi i tarifës është reflektuar në Prospektin e Fondit të Pensionit, miratuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare me vendim nr. 217, datë 25.11.2021, dhe në kontratat për anëtarësim, në pikën “a” të nenit 16 “Tarifat e Shoqërisë Administruese”. Prospektin dhe tipet e kontratave mund ti shfletoni elektronikisht në faqen zyrtare.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,

Credins Invest

 

Datë: 02.12.2021