Portofoli i fondit të pensionit “Credins Pension” është strukturuar dhe është mbajtur në përputhje me objektivat e investimit, politikën e investimit dhe tiparet e rrezikut të shprehura në Prospektin e plotë të fondit.
Në përputhje me strategjinë e investimit, Fondi do të investojë kryesisht në instrumenta të emetuara nga Republika e Shqipërisë, obligacione afatgjata dhe bono thesari.
Më poshtë paraqitet shpërndarja e instrumentave si përqindje e vlerës së aseteve neto dhe sipas llojit, referuar të dhënave të datës 31 Dhjetor 2021.
Të nderuar Investitorë,
Në kuadër të përditësimit të të dhënave personale, jeni të lutur të paraqiteni fizikisht pranë zyrave të Credins Invest sh.a. për të kryer përditësimin e të dhënave tuaja, përfshirë dokumentin tuaj të identifikimit brenda afatit të skadencës.
Faleminderit,
Credins Invest