05 Kor Raporte Mujore, Korrik 2022
Ju njoftojmë që Credins Invest sh.a. ka publikuar në faqen zyrtare Raportet Mujore, Korrik 2022 lidhur me ecurinë e fondit të investimit “Credins Premium” dhe fondit të pensionit “Credins Pension”.
E rëndësishme për investitorët e fondit të investimit:
“Rritja e inflacionit që po përjeton ekonomia shqiptare së bashku me rritjen e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë kanë sjellë një trend të ndjeshëm rritës të normave të interesit të titujve të qeverisë shqiptare për të gjitha maturitetet.
Megjithatë, pritshmëritë janë që këto luhatshmëri të jenë brenda natyrës ciklike të fondit duke konsideruar horizontin e investimit. Masat që po ndërmerren nga qeveria shqiptare për të mbajtur nën kontroll normat e borxhit të brendshëm, mund të sjellin stabilitet të tregut financiar në vazhdim.
Sipas parashikimeve të Bankës së Shqipërisë, inflacioni pritet të jetë në nivele të larta gjatë vitit 2022, për të vijuar me një trend rënës gjatë vitit 2023 dhe arritjen më pas të objektivit në nivelin 3% deri në vitin 2024.
Duke konsideruar sa më lart, investitorët e Fondit inkurajohen të jenë të duruar, të mos bëjnë disinvestime të ndikuara nga kushtet e pafavorshme të tregut dhe të kenë një qasje të orientuar në vlerën afatgjatë të investimeve të tyre.”
Për informacion më të detajuar, ju rekomandojmë të lexoni raportet e plota: