Ligji nr. 56/2020 “Për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive” miratuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë dhe rregulloret e miratuara në zbatim të ligjit, të nxjerra nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare janë baza e aktiviteteve dhe operacioneve të Fondit të Investimit “Credins Premium”. Kërkesat e ligjit dhe rregulloreve përbëjnë një pjesë integrale të Prospektit të Fondit “Credins Premium”.
Banka depozitare, ku ruhen asetet e Fondit të Investimit Credins Premium është Banka Amerikane
e Investimeve. Fondi nuk mbart asnjë rrezik të bankës Depozitare dhe as të Shoqërisë Administruese, sipas ligjit Shqiptar dhe parimeve ndërkombëtare të krijimit dhe administrimit të Fondeve.
Asetet e Fondit nuk do mund të jenë objekt i pretendimeve ose ekzekutimeve, të kryera në emër dhe për llogari të kreditorëve të Shoqërisë Administruese apo Depozitarit.
Fondi nuk mund të jetë pjesë e procedurës së falimentimit. Banka Depozitare:
Ju mund ti referoheni faqes zyrtare të rregullatorit Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF)
për legjislacionin, publikime dhe të rejat më të fundit lidhur me fondet e pensioneve dhe fondet e investimeve që operojnë në Republikën e Shqipërisë.