KARAKTERISTIKAT E FONDIT

Kuotat në Fondin e Pensionit “Credins Pension” janë të emetuara në Lekë dhe çdo blerje apo shlyerje kuotash në Fond do të bëhet në lekë. Ne i sugjerojmë klientëve skenarin më optimal të kontributeve lidhur me moshën dhe të ardhurat e tyre, për të përfituar një pension suplementar sa më të kënaqshëm, duke ruajtur të njëjtin standard jetese edhe në moshën e pensionit.

Transparencë

Fondi ofron transparencë të lartë. Klienti pajiset me emër përdoruesi dhe fjalëkalim, në mënyrë që të aksesojë në çdo kohë dhe pa limit llogarinë personale në fond online, ku mund të ndjekë performancën e çmimit të kuotës dhe shpërndarjen e portofolit të investimeve të fondit.

Mundësia e kthimit të investimit të akumuluar në pagesa në formë pensioni

Tërheqja e aseteve të akumuluara në llogarinë e anëtarit mund të bëhet kur anëtari plotëson kushtet e parashikuara në ligj. Tërheqja mund të kryhet totale ose në mënyrë periodike në formë pensioni. Në çdo rast tjetër kemi të bëjmë me tërheqje të parakohshme.

Benefite Fiskale

Kontributet janë të zbritshme nga paga bruto për efekt llogaritje tatimi deri në një limit të caktuar. Gjithashtu, investimet në fond janë të përjashtuara nga taksa mbi interesin dhe të ardhurat nga kapitali.

Risk i ulët

Fondi i Pensionit “Credins Pension” investon në letra me vlerë të emetuara nga Republika e Shqipërisë, kryesisht në obligacione afatgjata, duke patur një profil të ulët rreziku në nivelin 2. Normat e interesit janë në varësi të ecurisë së tregut dhe mund të luhaten, duke ndikuar dhe në luhatjen e vlerës së investimit.

Fondi është i trashëgueshëm

Nëse anëtari ndërron jetë përpara se të marrë pagesën e të gjitha aseteve të veta, asetet në llogarinë e tij do t’i shpërndahen trashëgimtarëve në përputhje me dispozitat ligjore që rregullojnë trashëgiminë.