Fondi i Pensionit Privat është pjesë e njohur e sistemit ndërkombëtar të pensioneve.
Ky lloj pensioni është krijuar për faktin se sistemet e zakonshme shtetërore të pensioneve nuk u sigurojnë njerëzve të ardhura të mjaftueshme kur arrijnë moshën e pensionit.
Ne besojmë se ky mision lidhet ngushtë me atë çfarë njerëzit në të vërtetë kerkojnë.
Investitorët kërkojnë një cilësi jete gjatë pensionit e cila nuk rezulton më e ulët sesa faza përpara daljes në pension. Fondi i Pensionit Privat “Credins Pension” synon optimizimin e kthimit nga investimi duke minimizuar riskun, me qëllimin për t’u siguruar anëtarëve të Fondit të ardhura më të larta në moshën e pensionit. Fondi i Pensionit si një skemë kursimi afatgjatë aktualisht konsiderohet të jetë forma më fitimprurëse e investimit afatgjatë. Përveç manaxhimit të aseteve të fondit, ne ofrojmë për anëtarët këshillim financiar, edukim dhe manaxhim risku.
Kontributet investohen dhe akumulojnë interesin e fituar nga asetet që ato investohen. Anëtarët përfitojnë shumën e akumuluar nga kontributet dhe interesat kur plotësojnë kushtet e përfitmit, në moshën e pensionit. Shoqëria Administruese ushtron edhe veprimtarinë e kryerjes së pagesave të pensionit. Pas daljes në pension, investitori mund të zgjedhë nëse dëshiron të tërheqë të gjithë investimin e akumuluar apo ta tërheqë atë në pagesa në formë pensioni.
Investitorët inkurajohen të tërheqin investimin e akumuluar në pagesa në formë pensioni, sepse kështu mund të fitojnë sërish interes mbi investimin e mbetur në fond. Fondi aplikon një tarifë vjetore administrimi. Tarifa e kostos së administrimit të Fondit do të mbahet nga Vlera Neto e Aseteve të Fondit dhe është në masën 2% në vit.
Numri i anëtarëve të fondit të pensionit “Credins Pension” përbëhet nga individë të cilët i përkasin skemave institucionale shtetërore, skemave institucionale private dhe skemave individuale. Ne vazhdojmë të jemi zgjedhja e tyre ndër vite, duke numëruar sot më shumë se 18 000 anëtarë dhe duke zotëruar mbi 50% të tregut.
Kontributet për pension privat mund të paguhen në bazë 1, 3, 6, 12 mujore, si dhe shumë të menjëhershme.
Gjendja në llogarinë e anëtarit është shuma e akumuluar përgjatë periudhës së kontributeve dhe fitimi nga investimi.
Vetëm individi kontribuon në fondin e pensionit privat, në masën dhe periudhën e dëshiruar. Për të kryer aplikimin duhet të paraqiteni në zyrat e Credins Invest ose pranë degëve të Credins Bank. Do të pajiseni me kontratën e anëtarësimit dhe kredencialet tuaja për aksesimin e fondit online.
Punëdhënësi ose punëdhënësi dhe punëmarrësi, derdhin kontribute në fond në përfitim të punëmarrësve.
Ka dy alternativa të anëtarësimit në skemën profesionale:
Nëse jeni anëtar i Fondit të Pensionit Privat ju përfitoni:
Fondi i Pensionit “Credins Pension” është një fond në monedhën vendase LEK.
Anëtarësimi mund të kryhet në mënyrë individuale ose nëpërmjet një skeme profesionale nga punëdhënësi. Për tu anëtarësuar në fond, duhet të paraqiteni në zyrat e Credins Invest ose pranë degëve të Credins Bank. Do të pajiseni me kontratën e anëtarësimit dhe kredencialet tuaja për aksesimin e fondit online.
Fondi i pensionit është alternativa e vetme për ti shtuar pensionit shtetëror një të ardhur shtesë, duke ruajtur të njëjtin standard jetese edhe në moshën e pensionit. Fondi i pensionit ndryshe nga pensioni shtetëror, është i trashëgueshëm.
Asetet e fondit investohen në tituj të emetuar ose garantuar nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, kryesisht në Obligacione afatgjata duke qenë se është një investim afatgjatë.
Banka depozitare është banka e licencuar nga Republika e Shqipërisë për të ofruar shërbime kujdestarie, depozitimi dhe të besimit. Depozitari është përgjegjës për ruajtjen e aseteve të fondit të pensionit dhe të aseteve të anëtarëve në fond. Banka depozitare për fondin e pensionit “Credins Pension” është Tirana Bank.
Norma e kthimit në fond është e lidhur ngushtë me ecurinë e Titujve të Shtetit, bonove dhe Obligacioneve. Si rrjedhojë vlera e investimit luhatet në varësi të tregut të letrave me vlerë. Pra, norma e kthimit në fond është e ndryshueshme dhe jo fikse.
Jo, Fondi nuk është i siguruar nga ASD, sepse është i investuar në tituj të shtetit shqiptar.
Në një matricë risku nga 1 deri në 7, Fondi ka profil risku të ulët në nivelin 1. Anëtarët në fond janë të ekspozuar ndaj rrezikut që mbartin asetet në fond. Rreziku nuk mund të shmanget asnjëherë plotësisht, por duke qënë një investim afatgjatë, nuk ndikohet nga situatat e luhatjeve afatshkurtra të tregut.
Fondi i pensionit është i konceptuar të tërhiqet në moshën e pensionit ose 5 vite përpara daljes në pension, e përcaktuar në ligj. Çdo tërheqje e parakohshme shoqërohet me penalitet në varësi të viteve të kontributeve nga anëtari, parashikuar edhe në kontratën e fondit të pensionit.
Patjetër, ju anëtarësoheni në fond edhe nëse nuk keni llogari në Credins Bank, por ju duhet të keni patjetër llogari në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri. Në llogarinë e fondit në bankën depozitare ju mund të transferoni fondet nga llogaria juaj rrjedhëse, pavarësisht në cilën bankë e keni llogarinë.
Pasi kaloni paratë në llogarinë e fondit pranë bankës depozitare Tirana Bank, Analistët e investimeve në Credins Invest, urdhërojnë investimin e parave nga llogaria e fondit në Tirana Bank në Tituj të shtetit Shqiptar. Tirana Bank monitoron urdhërat e investimeve, që këto të fundit të jenë në përputhje me prospektin e aprovuar nga Autoriteti Mbikëqyrjes Financiare.
Jo, fondi i pensionit është individual dhe nuk mund të krijohet me dy emra.
Fondi i pensionit është i trashëgueshëm. Mbi të vepron ligji i trashëgimisë.
Kontributet e pensionit privat janë të zbritshme nga paga bruto. Tërheqja e parakohshme tatohet me normën në fuqi të tatimit mbi të ardhurat personale për vlerën e plotë të aktiveve të tërhequra para kohe, përfshirë kontributet. Pagesat e marra nga anëtari i fondit të pensionit në mënyrë periodike mujore tatohen vetëm për kthimin nga investimi, me normën në fuqi të tatimit mbi të ardhurat personale. Pagesat e marra nga anëtari i fondit të pensionit në mënyrë të menjëhershme, përpara afatit të marrjes së tyre në mënyrë periodike mujore, siç parashikohet në ligjin për fondet e pensionit privat, tatohen me normën në fuqi të tatimit mbi të ardhurat personale për vlerën e plotë të aktiveve të tërhequra, përfshirë kontributet.
Nga momenti që anëtari paraqitet me dokumentacionin e kërkuar dhe nënshkruan kërkesën për tërheqjen në mënyrë të menjëhershme, brenda 15 ditë pune ne kemi detyrim ligjor të kalojmë paratë në llogarinë e konfirmuar nga anëtari, në çdo bankë të nivelit të dytë.
Në momentin e anëtarësimit, anëtari pajiset me kredencialet e tij për të monitoruar 24/7 fondin e tij të pensionit. Çdo muaj në faqen zyrtare publikohet performanca 12 mujore e fondit si dhe ecuria e tregut.
Në bazë të nenit 57 të ligjit 76/2023 “Për fondet e pensionit privat”:
Kontributet e derdhura nga individi dhe kontributet e derdhura nga punëdhënësi në favor të punëmarrësit kalojnë në llogarinë e pensionit të individit punëmarrës. Në bazë të Neni 53, pika 3: “Çdo kontribut i paguar nga punëdhënësi në favor të punëmarrësit vlerësohet sikur është paguar nga vetë punëmarrësi.” Çdo kontribut që kalon në llogarinë e individit (personale dhe punëdhënës) është në pronësi të individit. Nëse falimenton punëdhënësi skema profesionale ndalon së ekzistuari, kontributet e punëdhënësit ndërpriten, fondi i akumuluar i pensionit në favor të çdo punëmarrësi vijon të funksionojë si depozitë ku akumulohet interes, pra qëndron e investuar me të njëjtat kushte si çdo anëtar tjetër i fondit. Kjo mund të vazhdohet nga individi në formën e një plani individual ose në formën e një skemë profesionale të një punëdhënësi tjetër. Kushtet e përfitimit të pensionit nga individi vijojnë të jenë po ato sipas prospektit dhe kontratës.