Blog

Raporti Vjetor 2021

Raporti Vjetor 2021

Credins Invest publikon raportin përmbledhës për vitin 2021 , i cili paraqet performancën dhe ecurinë e fondeve përgjate këtij viti. Raporti jep një pasqyrë lidhur me aktivitetet e zhvilluara përgjatë vitit, përgjegjësinë sociale, ecurinë e aktivitetit të shoqërise dhe sfidat për në vijim.

Pjesë nga fjala e Administratorit të Përgjithshëm:

“Fondi i Pensionit “Credins Pension” dhe Fondi i Investimit “Credins Premium” patën rritje në vlerë neto të aseteve të tyre, siguruan kthime pozitive e të kënaqshme, dhe ruajtën pozicionin në tregun e fondeve të pensionit vullnetar dhe atë të fondeve të investimit.

Me bindje themi që pavarësisht situatës së jashtëzakoshme të pandemisë globale në vitet 2020 – 2021, kemi arritur të mbajmë në nivele të qëndrueshme portofolin e fondit të investimit, duke ofruar konsulencë të vazhdueshme ndaj investitorëve të cilët na kanë qëndruar besnikë dhe treguan durim duke vazhduar investimin e tyre.

Prej fundit të vitit 2021, ka nisur një tendencë e rritjes së normave të interesit. Rritja e normës bazë në nivelet e para pandemisë prej 1% u reflektua më shpejt nga çfarë pritej në nivelin e normave të interesit të titujve qeveritarë. Fondet e investuara në obligacione qeveritare, për shkak të rritjes së normave të interesit të këtyre instrumentave në të gjithë gamën e maturiteteve, kanë pësuar rënie të çmimit të kuotës.

Investitorët duhet të tregohen të duruar në të tilla periudha, dhe të shohin përfitimin në afat të gjatë. Këshillimi financiar i vazhdueshëm, transparenca dhe informacioni periodik i ecurisë makro dhe në nivel fondi, janë të gjitha në dispozicion të investitorëve tanë.”

Për të lexuar fjalën e plotë shfletoni Raportin Vjetor më poshtë: