Blog

 

NJOFTIM

NJOFTIM

Të nderuar Anëtarë të Fondit të Pensionit,

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë që duke filluar nga data 1 Gusht 2021, fillon aplikimi i tarifës së re të administrimit për të gjithë anëtarët e fondit të pensionit “Credins Pension”.

Në kontratën për anëtarësim, ka ndryshuar tarifa e përcaktuar në pikën “a” të nenit 16 “Tarifat e Shoqërisë Administruese”. Tarifa e administrimit është ulur nga 3% në masën 2.4% në vit e vlerës neto të aseteve të Fondit, duke ndikuar në një kthim më të mirë për anëtarin.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,

Credins Invest