Blog

 

Miratohet Prospekti i Fondit të Pensionit “Credins Pension”

Miratohet Prospekti i Fondit të Pensionit “Credins Pension”

Në përmbushje të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga ligji nr. 10197, datë 10.12.2009 “Për Fondet e Pensionit Vullnetar”, si dhe aktet nënligjore të dala nën zbatim të tij, shoqëria “Credins Invest” sh.a., ju njofton se ka kryer përditësimin e Prospektit të Fondit të Pensionit “Credins Pension”, miratuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare me vendimin nr. 107, datë 31.05.2022.

Në prospekt janë miratuar përditësimet si më poshtë:

  • Përditësimi i të dhënave për fondin e Pensionit “Credins Pension”, konkretisht pika 1, seksioni 1.1 “Të dhëna historike”;
  • Riformulimi i definicioneve të rreziqeve të fondit të pensionit;
  • Shembull i mbajtjes së tarifës së administrimit nga Shoqëria Administruese, në seksionin 10;
  • Organigrama e shoqërisë administruese, në Seksionin 13.

Prospekti i plotë i Fondit të Pensionit “Credins Pension” ndodhet i publikuar në faqen tonë zyrtare www.credinsinvest.com.

Faleminderit,

Credins Invest
Datë: 07/06/2022