24 Dhj Trajnimi “Edukimi në vazhdim” për agjentët e Fondit të Investimit “Credins Premium”
Përgjatë muajit Dhjetor 2021, shoqëria administruese e fondeve Credins Invest, zhvilloi modulin e trajnimit “Edukimi në vazhdim” për agjentët e Fondit të Investimit “Credins Premium”, në kuadër të rregullores nr. 198, dt 29.12.2020 për “Kualifikimin profesional dhe edukimin në vazhdim”.
Trajnimet u zhvilluan në datat 9, 10, 17, 22, 23 Dhjetor 2021 në ambjentet e Bankës Credins, ku pjesëmarrës ishte pothuaj i gjithë rrjeti i Bankës Credins, shtrirë në të gjithë Shqipërinë.
Materiali trajnues u përgatit dhe u prezantua nga Credins Invest, sipas programit më poshtë:
1. Edukim në vazhdim mbi produktin, tregun, objektivat dhe shitjen;
2. Parandalimi i Pastrimit të Parave, legjislacioni, identifikimi i kategorive të klientëve dhe dokumentacioni.
Trajnimet për modulin “Edukimi në vazhdim” do të vijojnë edhe përgjatë vitit 2022.
Datë: 24.12.2021