Njësoj siç kontrollohen parametrat e shëndetit nëpërmjet një Check-up, aplikacioni Pension Check up përpiqet të mbajë nën kontroll cilësinë e jetës së individëve gjatë fazës së pensionit.
Ky është një shërbim shtesë që ofrohet për anëtarët e fondeve të administruar nga Credins Invest sh.a, nëpërmjet llogarisë së tyre online. Pension Check-up, është bazuar në manaxhimin e aseteve dhe e detyrimeve (“asset and liability management”), ku me detyrime kuptojmë pensionet mujore që merren gjate fazës së pensionit.
Këtu qëndron dhe trajtimi jonë i veçantë, pasi shumica e skemave me kontribute të përcaktuara (dhe jo benefite/pension të përcaktuar) menaxhojnë fondet vetëm nga ana e aseteve dhe nuk fokusohen tek detyrimet.
Manaxhimi sipas aseteve dhe i detyrimeve është ndërtuar mbi supozimin se objektivi fazës së pensionit është ruajtja e cilësisë së jetës që individi ka patur gjatë fazës së akumulimit. Me cilësi jete kuptojmë shumën në Lek të shpenzimeve mujore. Pension Check-UP është ndërtuar me qëllimin për të patur kontroll mbi këtë objektiv duke mundësuar kontrolle periodike të situatës së kursimeve dhe mundesisë së arritjes së shumës së dëshiruar për pension. Pra, procesi fillon me një objektiv:
Të sigurojë shumën mujore në Lek të dëshiruar gjatë fazës së pensionit. Veçoria e aplikacionit qëndron në konsiderimin e efektit të inflacionit, i cili “gërryen” pa u ndjerë çdo vit cilësinë tonë të jetesës.
Rëndësia e tij bëhet shumë e rëndësishme, për shkak të kohës së gjatë që karakterizon planifikimin për pension. Jemi përpjekur që këtë aplikacion ta bënim sa më të thjeshtë të ishte e mundur, por pa anashkaluar të dhënat kryesore, pasi optimizimi i cilësisë së jetës është një problem i vështirë financiar.
Arritja e një pensioni të qëndrueshëm duhet të jetë përgjegjësi e profesionistëve që ndodhen në kompaninë tonë. Kjo nuk do të thotë që ju nuk duhet të dini mbi veçoritë e investimeve dhe të riskut. Për këto probleme duhet të adresoheni tek nga profesionistë të fushës. Pasi marrim të dhënat për anëtarët, ne kujdesemi që investimet të realizojnë objektivin për pension.