Fondi i pensionit është një grup asetesh, i krijuar në bazë kontrate dhe pa personalitet juridik,
për rrjedhojë nuk i nënshtrohet tatimit mbi të ardhurat, ose taksës mbi vlerën e shtuar.
Taksimi i Fondit bazohet në Ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” i ndryshuar, si dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.
Në përputhje me ligjin Nr. 10 197, datë 10.12.2009, për Fondet e Pensionit Vullnetar, Neni 88:
Kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve të tij në një plan pensioni profesional vlerësohen shpenzim operativ, deri në shumën vjetore për çdo punëmarrës, të barabartë me 250 000 lekë, dhe kjo shumë vlerësohet shpenzim i zbritshëm, për qëllime të tatimit mbi fitimin të punëdhënësit.
Çdo pagesë e marrë nga anëtari i Fondit në momentin kur mbush kushtet ligjore për përfitim, tatohet me tatimin mbi të ardhurat personale.
Nëse anëtari i Fondit kërkon të tërheqë asetet e akumuluara në llogarinë e tij individuale pa përmbushur kriteret ligjore për të përfituar, kjo konsiderohet tërheqje e parakohshme. Tërheqja e parakohshme shoqërohet me penalitete, që llogariten në raport me kohën e përmbushur nga anëtari nga momenti i kontributit të tij të parë e deri në momentin e tërheqjes së parakohshme
Në rastin e tërheqjes së parakohshme Shoqëria Administruese do të aplikojë penalitete të cilat do të llogariten mbi vlerën neto të aseteve të kërkuara për t’u tërhequr para kohe pasi është zbritur tatimi sipas legjislacionit në fuqi në momentin e tërheqjes. Përqindja konkrete e penalitetit për çdo rast sipas përcaktimeve më lart, do të llogaritet në mënyrë përpjestimore në varësi të periudhës të derdhur të kontributeve:
Në moshën ligjore të përftimit të pensionit vullnetar, klienti ka mundësi të tërheqë fondin e tij të pensionit në vlerën totale në mënyrë të menjëhershme, ose në mënyrë periodike sipas kërkësës së tij.
Për efekt të llogaritjes së penalitetit të tërheqjes së parakohshme si datë e kontributit të parë do të konsiderohet data e parë e derdhjes së kontributit në fondin e parë të pensionit.
Taksimi i Fondit bazohet në Ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”i ndryshuar, si dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.
Të ardhurat e përfituara nga letrat me vlerë konsiderohen si burim të ardhurash i tatueshëm për efekt të aplikimit të tatimit mbi të ardhurat personale. Investitori tatohet vetëm për vlerën e shtuar në fond, në momentin e tërheqjes së fondit.