Blog

Këshilli i Administrimit është përgjegjës për mbikëqyrjen e veprimtarisë së Shoqërisë Credins Invest. Administratori kryen të gjitha veprimet e administrimit të veprimtarisë tregtare të shoqërisë, kujdeset për mbajtjen e saktë dhe të rregullt të dokumentave dhe të librave kontabël të shoqërisë, raporton përpara Këshillit të Administrimit për zbatimin e politikave dhe rregulloreve të brendshme të shoqërisë në përputhje me legjislacionin në fuqi, vendos mbi të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e punonjësve dhe kryen detyra të tjera të përcaktuara në Ligj.

 

Këshilli i Administrimit kontrollon dhe mbikëqyr zbatimin e politikave tregtare dhe zhvillimin e biznesit të shoqërisë administruese, kujdeset që shoqëria administruese të respektojë ligjin dhe standardet e kontabilitetit, të shqyrtojë dhe të kontrollojë librat kontabël, dokumentet dhe aktivet e shoqërisë, miraton politikat financiare dhe të investimit, emëron dhe shkarkon administratorët apo anëtarët e komitetit të investimit, si dhe miraton prospektet e shoqërisë administruese.

Znj. Vjosa Bodo

Kryetare e Këshillit Administrativ

Me një eksperiencë të gjatë në fushën ligjore, Znj. Vjosa Bodo mban titullin “Avokat” dhe është anëtare e Dhomës së Avokatëve të Tiranës që prej vitit 2003. Gëzon eksperiencë disa vjeçare në projektimin e akteve ligjore dhe nënligjore, si dhe interpretimin e tyre në institucione shtetërore dhe në shoqëri sigurimi jete me aktivitet në Shqipëri.

Z. Eugen Nuri, CFA

Anëtar i Këshillit Administrativ

Z. Eugen Nuri mban titullin Analist Financiar i Çertifikuar (CFA) dhe ka një eksperiencë të konsiderueshme në fushën e konsulencës financiare, manaxhimit të portofolit, fushës së analizës financiare dhe investimeve.

Znj. Estela Koçi, FCCA

Anëtare e Këshillit Administrativ

Znj. Estela Koçi me një eksperiencë të gjatë në fushën e auditimit dhe atë financiare, është anëtare në shoqërinë globale të ekspertëve kontabël të autorizuar ACCA, që mbulon fushën e standardeve ndërkombëtare të raportimit financiar, sistemit të kontrolleve të brendshme dhe manaxhimit të biznesit. Znj. Koçi është Administratore e Përgjithshme e shoqërisë Credins Invest.

Z. Egi Santo

Anëtar i Këshillit Administrativ

Eksperienca bankare e Z. Egi Santo, kryesisht në drejtim të vlerësimit të performancës dhe promovimit të burimeve njerëzore, plotëson më së miri gamën e përvojës dhe kualifikimeve të Këshillit të Administrimit të Credins Invest.

Znj. Armira Çitozi

Anëtare e Këshillit Administrativ

Znj. Armira Çitozi ka një eksperiencë 22 vjeçare në fushën e Financës dhe Kontabilitetit, ndër të cilat 13 vite eksperiencë manaxheriale në shoqëri administruese të fondeve. Prej vitit 2005 është zotëruese e titullit “Kontabël i Miratuar” dhe anëtare e Institutit të Kontabilistëve të Miratuar. Znj. Çitozi është Zv. Administratore e Përgjithshme e shoqërisë Credins Invest.