29 Kor Miratohet Prospekti i Fondit të Pensionit “Credins Pension”
Të nderuar Anëtarë të Fondit të Pensionit “Credins Pension”,
Në përmbushje të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga ligji nr. 10197, datë 10.12.2009 “Për Fondet e Pensionit Vullnetar”, si dhe Aktet nënligjore të dala nën zbatim të tij, shoqëria “Credins Invest” sh.a., ju njofton se ka kryer përditësimin e Prospektit të Fondit të Pensionit “Credins Pension”.
Përditësimi i Prospektit konsiston në:
- Ndryshimin e emërtimit të shoqërisë dhe objektit të saj, që vijnë si rrjedhojë e përshtatshmërisë me kërkesat e ligjit nr. 56/2020, si më poshtë:
“Credins Invest” sh.a. Shoqëri Administruese e Fondeve
Objekti i veprimtarisë së Shoqërisë është:
- Administrimi i Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive me ofertë publike;
- Administrimi i Fondeve të Investimeve Alternative vetëm per Klientë Profesionistë dhe të Kualitikuar;
- Administrimi I Fondeve te Pensionit Vullnetar.
- Është përditësuar grafiku i të dhënave historike të Fondit të Pensionit, konkretisht pika 1, seksioni 1.1 “Të dhëna historike”
- Me kënaqësi, ju bëjmë me dije se Këshilli i Administrimit i Shoqërisë Administruese ka marrë vendim për uljen e tarifës së administrimit. Ndryshimi i tarifës së administrimit është reflektuar në Prospektin e Fondit të Pensionit.
Prospekti i plotë i Fondit të Pensionit “Credins Pension” është i publikuar në faqen tonë zyrtare www.credinsinvest.com
Faleminderit,
Credins Invest
Datë: 29/07/2021