Blog

Të nderuar Anëtarë, Në përmbushje të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga ligji nr. 10197, datë 10.12.2009 “Për Fondet e Pensionit Vullnetar”, si dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij, shoqëria Credins Invest sh.a., ju njofton se ka kryer përditësimin e Prospektit të Fondit të Pensionit “Credins Pension”. Ju bëjmë me dije që, në Prospekt janë përditësuar të dhënat ...
Lexo më shumë
Në mbledhjen e datës 26 mars 2021, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, miratoi regjistrimin e Fondit të Investimeve Alternative për klientët profesionistë dhe të kualifikuar, Sea Land Alternative Investment Fund, Shoqëri Komandite SIK. Fondi do të administrohet nga Shoqëria Administruese e Fondeve “Credins Invest” sh.a. Datë : 26/03/2021 ...
Lexo më shumë
Të nderuar anëtarë, Ju bëjmë me dije që kontratat e anëtarësimit në fondin e pensionit vullnetar kanë pësuar disa ndryshime. Ndryshimet në kontratat e anëtarësimit, nuk e afektojnë marrëdhënien bazë kontraktuale të anëtarëve ekzistues, pasi konsistojnë në plotësimin e të dhënave personale të anëtarëve apo edhe të kontributorëve të tyre, si dhe në autorizimin për përpunimin e të dhënave personale ...
Lexo më shumë
Përshtatshmëria e aktivitetit dhe licencimi i shoqërisë Credins Invest sh.a., edhe për administrimin e Fondeve të Investimeve Alternative Në mbledhjen e datës 29 dhjetor 2020, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi miratimin e përshtatshmërisë së aktivitetit të shoqërisë administruese “Credins Invest” sh.a., me Vendimin nr. 206, me kërkesat e ligjit 56/2020 “Për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive”, dhe ...
Lexo më shumë
Të nderuar Investitorë, Referuar situatës së vështirë të krijuar nga Coronavirusi në territorin e Republikës së Shqipërisë, dhe në zbatim të masave të marra nga Qeveria Shqiptare për parandalimin e përhapjes së Covid-19, shoqëria Credins Invest ka krijuar kushtet e nevojshme për sigurinë e punonjësve dhe vazhdimësinë e punës lidhur me kërkesat dhe nevojat e klientëve. Dëshirojmë t’ju njoftojmë që ...
Lexo më shumë
Të nderuar Anëtarë, Në përmbushje të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga ligji nr. 10197, datë 10.12.2009 “Për Fondet e Pensionit Vullnetar”, si dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij, shoqëria Credins Invest, ju njofton se ka kryer përditësimin e Prospektit të Fondit të Pensionit “Credins Pension”, miratuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare me vendim nr. 103, më 29.07.2020 ...
Lexo më shumë
Të nderuar investitorë, Referuar situatës së vështirë të krijuar nga Coronavirusi në territorin e Republikës së Shqipërisë, dhe në zbatim të masave të marra nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid-19, Credins Invest ka krijuar kushtet e nevojshme për sigurinë e punonjësve dhe vazhdimësinë e punës lidhur me kërkesat dhe nevojat e klientëve. Dëshirojmë t’ju njoftojmë që aktiviteti po ...
Lexo më shumë
Të nderuar Investitorë, Në përmbushje të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga ligji “Për sipërmarrjet e Investimeve Kolektive” dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij, shoqëria Credins Invest, ju njofton se ka kryer përditësimin e Prospektit të Fondit te Investimit “Credins Premium”, miratuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare me vendim nr. 91, më 29.06.2020. Ju bëjmë me dije që, ...
Lexo më shumë
Lançohet platforma online nga Bursa Shqiptare e Titujve, ALSE, për publikimin e të dhënave për fondet e pensionit vullnetar dhe fondet e investimeve. Credins Invest sh.a. dhe shoqëritë e tjera administruese të fondeve, do të publikojnë të dhënat ditore në nje platformë të vetme, duke ofruar më tepër transparencë për klientin. Të dhënat ditore të fondeve që shoqëria Credins Invest ...
Lexo më shumë
Credins Invest publikon raportin përmbledhës për vitin 2019, i cili paraqet performancën dhe ecurinë e fondeve përgjate këtij viti. Raporti jep një pasqyrë lidhur me aktivitetet e zhvilluara përgjatë vitit, përgjegjësinë sociale, ecurinë e aktivitetit të shoqërise dhe sfidat për në vijim. ...
Lexo më shumë

Të nderuar Anëtarë,

Në përmbushje të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga ligji nr. 10197, datë 10.12.2009 “Për Fondet e Pensionit Vullnetar”, si dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij, shoqëria Credins Invest sh.a., ju njofton se ka kryer përditësimin e Prospektit të Fondit të Pensionit “Credins Pension”. Ju bëjmë me dije që, në Prospekt janë përditësuar të dhënat historike e fondit deri më datë 31.12.2020.

Prospekti i plotë i Fondit të Pensionit është i publikuar në faqen tonë zyrtare: www.credinsinvest.com

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,

Credins Invest

Datë: 21/04/2021

Në mbledhjen e datës 26 mars 2021, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, miratoi regjistrimin e Fondit të Investimeve Alternative për klientët profesionistë dhe të kualifikuar, Sea Land Alternative Investment Fund, Shoqëri Komandite SIK. Fondi do të administrohet nga Shoqëria Administruese e Fondeve “Credins Invest” sh.a.

Datë : 26/03/2021

Të nderuar anëtarë,

Ju bëjmë me dije që kontratat e anëtarësimit në fondin e pensionit vullnetar kanë pësuar disa ndryshime. Ndryshimet në kontratat e anëtarësimit, nuk e afektojnë marrëdhënien bazë kontraktuale të anëtarëve ekzistues, pasi konsistojnë në plotësimin e të dhënave personale të anëtarëve apo edhe të kontributorëve të tyre, si dhe në autorizimin për përpunimin e të dhënave personale dhe deklarimin e këtyre të dhënave pranë institucioneve përkatëse të përcaktuara në legjislacionin në fuqi, konkretisht ligji nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, ligji nr. 4/2020 “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare” ligji nr. 9917, datë 19.02.2008 “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit” (i ndryshuar);

Gjithashtu në kontratë është shtuar mënyra e aksesimit të llogarisë online dhe mënyra e informimit të anëtarëve, si dhe trajtimi fiskal i përfitimeve.

Sa më sipër, anëtarët ekzistues nuk kanë detyrime të shtuara, si rrjedhojë e ndryshimit të kontratave përkatëse. Kontratat tip të ndryshuara i gjeni të publikuara në faqen tonë zyrtare.

Faleminderit,

Credins Invest

Datë: 19/03/2021

Përshtatshmëria e aktivitetit dhe licencimi i shoqërisë Credins Invest sh.a., edhe për administrimin e Fondeve të Investimeve Alternative

Në mbledhjen e datës 29 dhjetor 2020, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi miratimin e përshtatshmërisë së aktivitetit të shoqërisë administruese “Credins Invest” sh.a., me Vendimin nr. 206, me kërkesat e ligjit 56/2020 “Për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive”, dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij.

Bazuar në kërkesën e shoqërisë për zgjerim të aktivitetit të saj, është miratuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare me Vendimin nr. 207, datë 29.12.2020, licencimi i Credins Invest si shoqëri administruese e Fondeve të Investimeve Alternative, që u ofrohen vetëm klientëve profesionistë dhe të kualifikuar.

Ligji i ri për sipërmarrjen e investimeve kolektive, që hyri në fuqi në muajin prill të vitit 2020, krijoi bazën ligjore edhe për fondet e investimeve alternative. Licencimi/regjistrimi i fondeve të investimeve alternative përbën një diversifikim të mëtejshëm të tregut financiar në Shqipëri, duke krijuar mundësi për alternativa të reja investimi vetëm për investitorët profesionistë dhe të kualifikuar.

Shoqëria “Credins Invest” sh.a., Shoqëri Administruese e Fondeve ka si objekt të aktivitetit të saj:

  • Administrimin e Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive me ofertë publike;
  • Administrimin e Fondeve të Investimeve Alternative vetëm për klientë profesionistë dhe të kualifikuar;
  • Administrimin e Fondeve të Pensionit Vullnetar.

Të nderuar Investitorë,

Referuar situatës së vështirë të krijuar nga Coronavirusi në territorin e Republikës së Shqipërisë, dhe në zbatim të masave të marra nga Qeveria Shqiptare për parandalimin e përhapjes së Covid-19, shoqëria Credins Invest ka krijuar kushtet e nevojshme për sigurinë e punonjësve dhe vazhdimësinë e punës lidhur me kërkesat dhe nevojat e klientëve. Dëshirojmë t’ju njoftojmë që aktiviteti po kryhet normalisht, duke zbatuar të gjitha masat e domosdoshme për sigurinë e shëndetit të punonjësve dhe klientëve tanë.

Jeni të lutur që për çdo pyetje apo informacion që ju nevojitet, të na kontaktoni paraprakisht në adresën elektronike: contact@credinsinvest.com ose në numrin e kontaktit 069 60 60 058.

Shfletoni këtu protokollin e verdhë për masat e higjienës Covid-19 për Bankat dhe Institucionet Financiare.

Kontrolloni faqen tonë zyrtare për informacione të përditësuara.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.

Stafi i Credins Invest!

Datë: 05/11/2020

 

Të nderuar Anëtarë,

Në përmbushje të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga ligji nr. 10197, datë 10.12.2009 “Për Fondet e Pensionit Vullnetar”, si dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij, shoqëria Credins Invest, ju njofton se ka kryer përditësimin e Prospektit të Fondit të Pensionit “Credins Pension”, miratuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare me vendim nr. 103, më 29.07.2020

Ju bëjmë me dije që, në Prospekt janë përditësuar të dhënat historike e fondit. Në përbërjen e organeve drejtuese është bërë pjesë Znj. Armira Çitozi, nën cilësinë e Zv. Administratorit të Përgjithshëm dhe Anëtarit të Këshillit të Administrimit. Në seksionin “Identifikimi i Rrezikut” janë detajuar në informacion dhe shembuj disa nga rreziqet që mbart fondi.

Prospekti i plotë i Fondit të Pensionit është i publikuar në faqen tonë zyrtare: www.credinsinvest.com

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,

Credins Invest

Datë: 13/08/2020

Të nderuar investitorë,

Referuar situatës së vështirë të krijuar nga Coronavirusi në territorin e Republikës së Shqipërisë, dhe në zbatim të masave të marra nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid-19, Credins Invest ka krijuar kushtet e nevojshme për sigurinë e punonjësve dhe vazhdimësinë e punës lidhur me kërkesat dhe nevojat e klientëve. Dëshirojmë t’ju njoftojmë që aktiviteti po kryhet me staf të reduktuar, për sigurinë e shëndetit të punonjësve dhe klientëve tanë.

Jeni të lutur që për çdo pyetje apo informacion që ju nevojitet, të na kontaktoni paraprakisht në adresën elektronike: contact@credinsinvest.com

Shfletoni këtu protokollin e verdhë për masat e higjienës Covid-19 për Bankat dhe Institucionet Financiare.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.

Stafi i Credins Invest!

Datë 10/08/2020

Të nderuar Investitorë,

Në përmbushje të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga ligji “Për sipërmarrjet e Investimeve Kolektive” dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij, shoqëria Credins Invest, ju njofton se ka kryer përditësimin e Prospektit të Fondit te Investimit “Credins Premium”, miratuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare me vendim nr. 91, më 29.06.2020.

Ju bëjmë me dije që, në Prospekt janë shtuar disa përkufizime lidhur me terminologjinë e përdorur dhe është pasqyruar performanca historike e fondit. Në përbërjen e organeve drejtuese ka ndryshim të njërit prej anëtarëve, dhe është shtuar deklarimi lidhur me konfliktin e interesit tek seksioni “Informacion për investitorët”. Tek Konsideratat e Rrezikut janë detajuar disa nga rreziqet qe mbart fondi, dhe në seksionin e Trajtimit Fiskal është përcaktuar tatimi sipas legjislacionit tatimor në fuqi.

Në prospekt janë përditësuar të dhënat e audituesit të jashtëm, dhe është plotësuar me informacion seksioni “Transferimi i llogarisë individuale”. Në pikën ç të seksionit “Komisionet dhe shpenzimet” janë përfshirë komisionet për transaksionet e kryera me brokerat, dhe është shtuar fjalia e parë në paragrafin e fundit të seksionit.

Gjithashtu, me kënaqësi ju bëjmë me dije se është miratuar: Ligji i ri për “Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive” si dhe Ligji për “Tregjet e Kapitalit”, të cilat do të krijojnë mundësi të reja investimi dhe do t’i hapin rrugën zhvillimeve të reja në Bursën e Titujve. Me politikën aktuale, asetet e fondit Credins Premium mund të investohen deri në masën maksimale prej 10% të total aseteve, edhe në obligacione të korporatave apo të njësive të qeverisjes vendore (bashkive). Këtë mundësi nuk e kemi eksploruar deri më sot për arsye të mungesës së tregtimit të këtyre titujve në një treg të rregulluar siç është Bursa e Titujve. Me zhvillimet e reja të cilat priten të ndodhin së shpejti, Fondi Credins Premium mund të investojë edhe në tituj korporativë brenda limitit 10%, sipas politikës së investimit në Prospekt.

Prospektin e plotë mund ta shfletoni elektronikisht në faqen tonë zyrtare: www.credinsinvest.com

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,

Credins Invest

Datë: 30/07/2020

Lançohet platforma online nga Bursa Shqiptare e Titujve, ALSE, për publikimin e të dhënave për fondet e pensionit vullnetar dhe fondet e investimeve. Credins Invest sh.a. dhe shoqëritë e tjera administruese të fondeve, do të publikojnë të dhënat ditore në nje platformë të vetme, duke ofruar më tepër transparencë për klientin. Të dhënat ditore të fondeve që shoqëria Credins Invest administron mund të aksesohen tashmë çdo ditë jo vetëm në faqen tonë zyrtare, por edhe në faqen zyrtare të Bursës Shqiptare të Titujve.

Datë: 01/07/2020

Credins Invest publikon raportin përmbledhës për vitin 2019, i cili paraqet performancën dhe ecurinë e fondeve përgjate këtij viti. Raporti jep një pasqyrë lidhur me aktivitetet e zhvilluara përgjatë vitit, përgjegjësinë sociale, ecurinë e aktivitetit të shoqërise dhe sfidat për në vijim.

(më tepër…)