Blog

 

Miratohet Prospekti i Fondit të Pensionit “Credins Pension”

Miratohet Prospekti i Fondit të Pensionit “Credins Pension”

Të nderuar Anëtarë,

Në përmbushje të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga ligji nr. 10197, datë 10.12.2009 “Për Fondet e Pensionit Vullnetar”, si dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij, shoqëria Credins Invest, ju njofton se ka kryer përditësimin e Prospektit të Fondit të Pensionit “Credins Pension”, miratuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare me vendim nr. 103, më 29.07.2020

Ju bëjmë me dije që, në Prospekt janë përditësuar të dhënat historike e fondit. Në përbërjen e organeve drejtuese është bërë pjesë Znj. Armira Çitozi, nën cilësinë e Zv. Administratorit të Përgjithshëm dhe Anëtarit të Këshillit të Administrimit. Në seksionin “Identifikimi i Rrezikut” janë detajuar në informacion dhe shembuj disa nga rreziqet që mbart fondi.

Prospekti i plotë i Fondit të Pensionit është i publikuar në faqen tonë zyrtare: www.credinsinvest.com

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,

Credins Invest

Datë: 13/08/2020