19 Mar Ndryshime në Kontratat e Anëtarësimit në Fondin e Pensionit!
Të nderuar anëtarë,
Ju bëjmë me dije që kontratat e anëtarësimit në fondin e pensionit vullnetar kanë pësuar disa ndryshime. Ndryshimet në kontratat e anëtarësimit, nuk e afektojnë marrëdhënien bazë kontraktuale të anëtarëve ekzistues, pasi konsistojnë në plotësimin e të dhënave personale të anëtarëve apo edhe të kontributorëve të tyre, si dhe në autorizimin për përpunimin e të dhënave personale dhe deklarimin e këtyre të dhënave pranë institucioneve përkatëse të përcaktuara në legjislacionin në fuqi, konkretisht ligji nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, ligji nr. 4/2020 “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare” ligji nr. 9917, datë 19.02.2008 “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit” (i ndryshuar);
Gjithashtu në kontratë është shtuar mënyra e aksesimit të llogarisë online dhe mënyra e informimit të anëtarëve, si dhe trajtimi fiskal i përfitimeve.
Sa më sipër, anëtarët ekzistues nuk kanë detyrime të shtuara, si rrjedhojë e ndryshimit të kontratave përkatëse. Kontratat tip të ndryshuara i gjeni të publikuara në faqen tonë zyrtare.
Faleminderit,
Credins Invest
Datë: 19/03/2021