29 Dhj Përshtatshmëria e aktivitetit dhe licencimi i shoqërisë Credins Invest sh.a.
Përshtatshmëria e aktivitetit dhe licencimi i shoqërisë Credins Invest sh.a., edhe për administrimin e Fondeve të Investimeve Alternative
Në mbledhjen e datës 29 dhjetor 2020, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi miratimin e përshtatshmërisë së aktivitetit të shoqërisë administruese “Credins Invest” sh.a., me Vendimin nr. 206, me kërkesat e ligjit 56/2020 “Për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive”, dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij.
Bazuar në kërkesën e shoqërisë për zgjerim të aktivitetit të saj, është miratuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare me Vendimin nr. 207, datë 29.12.2020, licencimi i Credins Invest si shoqëri administruese e Fondeve të Investimeve Alternative, që u ofrohen vetëm klientëve profesionistë dhe të kualifikuar.
Ligji i ri për sipërmarrjen e investimeve kolektive, që hyri në fuqi në muajin prill të vitit 2020, krijoi bazën ligjore edhe për fondet e investimeve alternative. Licencimi/regjistrimi i fondeve të investimeve alternative përbën një diversifikim të mëtejshëm të tregut financiar në Shqipëri, duke krijuar mundësi për alternativa të reja investimi vetëm për investitorët profesionistë dhe të kualifikuar.
Shoqëria “Credins Invest” sh.a., Shoqëri Administruese e Fondeve ka si objekt të aktivitetit të saj:
- Administrimin e Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive me ofertë publike;
- Administrimin e Fondeve të Investimeve Alternative vetëm për klientë profesionistë dhe të kualifikuar;
- Administrimin e Fondeve të Pensionit Vullnetar.