21 Pri Njoftim mbi prospektin e Fondit “Credins Pension”
Të nderuar Anëtarë,
Në përmbushje të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga ligji nr. 10197, datë 10.12.2009 “Për Fondet e Pensionit Vullnetar”, si dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij, shoqëria Credins Invest sh.a., ju njofton se ka kryer përditësimin e Prospektit të Fondit të Pensionit “Credins Pension”. Ju bëjmë me dije që, në Prospekt janë përditësuar të dhënat historike e fondit deri më datë 31.12.2020.
Prospekti i plotë i Fondit të Pensionit është i publikuar në faqen tonë zyrtare: www.credinsinvest.com
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,
Credins Invest
Datë: 21/04/2021