

Të nderuar Klientë,
Të dhënat e fondit te pensionit vullnetar dhe fondit të investimit për datën 15.12.2022, janë si vijon:
Fondi i Pensionit Vullnetar “Credins Pension”
Çmimi i kuotës: 1,615.6737 ALL
Vlera Neto e Aseteve: 1,678,735,395.27 ALL
Fondi i Investimit “Credins Premium”
Çmimi i kuotës: 1,265.0376 ALL
Vlera Neto e Aseteve: 914,338,416.01 ALL
Faleminderit,
Credins Invest
Të nderuar Klientë,
Të dhënat e fondit te pensionit vullnetar dhe fondit të investimit për datën 15.11.2022, janë si vijon:
15.11.2022
Fondi i Pensionit Vullnetar “Credins Pension”
Çmimi i kuotës: 1.610,3705 ALL
Vlera Neto e Aseteve: 1.646.327.842,73 ALL
Fondi i Investimit “Credins Premium”
Çmimi i kuotës: 1.279,8207 ALL
Vlera Neto e Aseteve: 1.133.202.451,79 ALL
Të nderuar Klientë,
Të dhënat e fondit te pensionit vullnetar dhe fondit të investimit për datat e mëposhtme, janë si vijon:
11.11.2022
Fondi i Pensionit Vullnetar “Credins Pension”
Çmimi i kuotës: 1,609.6793
Vlera Neto e Aseteve: 1,645,336,169.79
Fondi i Investimit “Credins Premium”
Çmimi i kuotës: 1,279.4527
Vlera Neto e Aseteve: 1,137,297,092.71
12.11.2022
Fondi i Pensionit Vullnetar “Credins Pension”
Çmimi i kuotës: 1,609.8520
Vlera Neto e Aseteve: 1,645,512,760.59
Fondi i Investimit “Credins Premium”
Çmimi i kuotës: 1,279.5225
Vlera Neto e Aseteve: 1,137,359,150.83
13.11.2022
Fondi i Pensionit Vullnetar “Credins Pension”
Çmimi i kuotës: 1,610.0248
Vlera Neto e Aseteve: 1,645,689,386.64
Fondi i Investimit “Credins Premium”
Çmimi i kuotës: 1,279.5923
Vlera Neto e Aseteve: 1,137,421,207.48
14.11.2022
Fondi i Pensionit Vullnetar “Credins Pension”
Çmimi i kuotës: 1,610.1976
Vlera Neto e Aseteve: 1,645,923,044.80
Fondi i Investimit “Credins Premium”
Çmimi i kuotës: 1,279.7327
Vlera Neto e Aseteve: 1,133,607,897.94
Dëshirojmë t’ju njoftojmë që në datat 23 Nëntor dhe 13, 14, 15 Dhjetor 2022, Credins Invest do të zhvillojë trajnimin me teme “Edukimi në vazhdim” për agjentët e tregut SIK.
Trajnimi do të zhvillohet pranë zyrave qendrore të Bankës Credins, Salla e Trajnimeve në katin -1.
Credins Invest,
Datë 09/11/2022
Ju njoftojmë që Credins Invest sh.a. ka publikuar në faqen zyrtare Raportet Mujore, Tetor 2022 lidhur me ecurinë e fondit të investimit “Credins Premium” dhe fondit të pensionit “Credins Pension”.
E rëndësishme për klientët e fondit të investimit është të lexojnë informacionin shtesë dhe të detajuar që është përfshirë në raport lidhur me rritjen e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë, luhatshmërinë e fondit, parashikimet për kohëzgjatjen e inflacionit dhe alokimin e aseteve, reflektuar ne faqen e tretë të Raportit.
“Investitorët e Fondit të Investimit inkurajohen të jenë të duruar, të mos bëjnë disinvestime të ndikuara nga kushtet e pafavorshme të tregut dhe të kenë një qasje të orientuar në vlerën afatgjatë të investimeve të tyre.”
Fondi Credins Pension, përgjithësisht, nuk është ndikuar nga luhatjet e vazhdueshme të normave të interesit të obligacioneve qeveritare gjatë vitit 2022. Nisur nga natyra afatgjatë e fondit të pensionit, asetet mbahen kryesisht deri në maturim dhe për rrjedhojë çmimi i kuotës nuk pëson luhatje të konsiderueshme.
Për informacion më të detajuar, ju rekomandojmë të lexoni raportet e plota:
Raporti Mujor Credins Premium, Tetor 2022
Raporti Mujor Credins Pension, Tetor 2022
Ju njoftojmë që Credins Invest sh.a. ka publikuar në faqen zyrtare Raportet Mujore, Shtator 2022 lidhur me ecurinë e fondit të investimit “Credins Premium” dhe fondit të pensionit “Credins Pension”.
E rëndësishme për klientët e fondit të investimit është të lexojnë informacionin shtesë dhe të detajuar që është përfshirë në raport lidhur me luhatshmërinë e fondit, parashikimet për kohëzgjatjen e inflacionit, alokimi i aseteve, reflektuar ne faqen e tretë të Raportit.
Investitorët e Fondit inkurajohen të jenë të duruar, të mos bëjnë disinvestime të ndikuara nga kushtet e pafavorshme të tregut dhe të kenë një qasje të orientuar në vlerën afatgjatë të investimeve të tyre.”
Për informacion më të detajuar, ju rekomandojmë të lexoni raportet e plota:
Raporti Mujor Credins Premium, Shtator 2022
Raporti Mujor Credins Pension, Shtator 2022
Ju njoftojmë që Credins Invest sh.a. ka publikuar në faqen zyrtare Raportet Mujore, Gusht 2022 lidhur me ecurinë e fondit të investimit “Credins Premium” dhe fondit të pensionit “Credins Pension”.
E rëndësishme për investitorët e fondit të investimit:
Shoqëria Administruese ka ndërmarrë një proces ri-alokimi taktik të aseteve në instrumente afatshkurtër, për të ulur impaktet negative nga rezultatet e ankandeve të titujve të qeverisë shqiptare. Ky proces është zhvilluar duke konsideruar gjithmonë interesin më të mirë të investitorëve dhe me efekt sa më të ulët për ta.
Investitorët e Fondit inkurajohen të jenë të duruar, të mos bëjnë disinvestime të ndikuara nga kushtet e pafavorshme të tregut dhe të kenë një qasje të orientuar në vlerën afatgjatë të investimeve të tyre.”
Për informacion më të detajuar, ju rekomandojmë të lexoni raportet e plota:
Raporti Mujor Credins Premium, Gusht 2022
Raporti Mujor Credins Pension, Gusht 2022
Në përmbushje të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga ligji Nr. 56/2020 “Për sipërmarrjet e Investimeve Kolektive” dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij, shoqëria Credins Invest, ju njofton se ka kryer përditësimin e Prospektit të Fondit të Investimit “Credins Premium” dhe Informacionin Kryesor për Investitorin (KIID), miratuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.
Në Prospekt janë kryer përditësimet e:
Në Informacionin Kryesor për Investitorin është kryer përditësimi i treguesve të fondit për vitin 2021.
Prospektin e plotë dhe Informacionin Kryesor për Investitorin mund ti shfletoni elektronikisht në faqen tonë zyrtare: www.credinsinvest.com.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,
Credins Invest
Credins Invest publikon raportin përmbledhës për vitin 2021 , i cili paraqet performancën dhe ecurinë e fondeve përgjate këtij viti. Raporti jep një pasqyrë lidhur me aktivitetet e zhvilluara përgjatë vitit, përgjegjësinë sociale, ecurinë e aktivitetit të shoqërise dhe sfidat për në vijim.
Pjesë nga fjala e Administratorit të Përgjithshëm:
“Fondi i Pensionit “Credins Pension” dhe Fondi i Investimit “Credins Premium” patën rritje në vlerë neto të aseteve të tyre, siguruan kthime pozitive e të kënaqshme, dhe ruajtën pozicionin në tregun e fondeve të pensionit vullnetar dhe atë të fondeve të investimit.
Me bindje themi që pavarësisht situatës së jashtëzakoshme të pandemisë globale në vitet 2020 – 2021, kemi arritur të mbajmë në nivele të qëndrueshme portofolin e fondit të investimit, duke ofruar konsulencë të vazhdueshme ndaj investitorëve të cilët na kanë qëndruar besnikë dhe treguan durim duke vazhduar investimin e tyre.
Prej fundit të vitit 2021, ka nisur një tendencë e rritjes së normave të interesit. Rritja e normës bazë në nivelet e para pandemisë prej 1% u reflektua më shpejt nga çfarë pritej në nivelin e normave të interesit të titujve qeveritarë. Fondet e investuara në obligacione qeveritare, për shkak të rritjes së normave të interesit të këtyre instrumentave në të gjithë gamën e maturiteteve, kanë pësuar rënie të çmimit të kuotës.
Investitorët duhet të tregohen të duruar në të tilla periudha, dhe të shohin përfitimin në afat të gjatë. Këshillimi financiar i vazhdueshëm, transparenca dhe informacioni periodik i ecurisë makro dhe në nivel fondi, janë të gjitha në dispozicion të investitorëve tanë.”
Për të lexuar fjalën e plotë shfletoni Raportin Vjetor më poshtë:
Ju njoftojmë që Credins Invest sh.a. ka publikuar në faqen zyrtare Raportet Mujore, Korrik 2022 lidhur me ecurinë e fondit të investimit “Credins Premium” dhe fondit të pensionit “Credins Pension”.
E rëndësishme për investitorët e fondit të investimit:
“Rritja e inflacionit që po përjeton ekonomia shqiptare së bashku me rritjen e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë kanë sjellë një trend të ndjeshëm rritës të normave të interesit të titujve të qeverisë shqiptare për të gjitha maturitetet.
Megjithatë, pritshmëritë janë që këto luhatshmëri të jenë brenda natyrës ciklike të fondit duke konsideruar horizontin e investimit. Masat që po ndërmerren nga qeveria shqiptare për të mbajtur nën kontroll normat e borxhit të brendshëm, mund të sjellin stabilitet të tregut financiar në vazhdim.
Sipas parashikimeve të Bankës së Shqipërisë, inflacioni pritet të jetë në nivele të larta gjatë vitit 2022, për të vijuar me një trend rënës gjatë vitit 2023 dhe arritjen më pas të objektivit në nivelin 3% deri në vitin 2024.
Duke konsideruar sa më lart, investitorët e Fondit inkurajohen të jenë të duruar, të mos bëjnë disinvestime të ndikuara nga kushtet e pafavorshme të tregut dhe të kenë një qasje të orientuar në vlerën afatgjatë të investimeve të tyre.”
Për informacion më të detajuar, ju rekomandojmë të lexoni raportet e plota: