Blog

 

Njoftim për përditësimin e Prospektit “Credins Premium”

Njoftim për përditësimin e Prospektit “Credins Premium”

Në përmbushje të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga ligji Nr. 56/2020 “Për sipërmarrjet e Investimeve Kolektive” dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij, shoqëria Credins Invest, ju njofton se ka kryer përditësimin e Prospektit të Fondit të Investimit “Credins Premium” dhe Informacionin Kryesor për Investitorin (KIID), miratuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Në Prospekt janë kryer përditësimet e:

  • Përkufizimeve në përputhshmëri me Ligjin nr. 62/2020, datë 14.05.2020 “Për Tregjet e Kapitalit”
  • Treguesve të fondit për vitin 2021.

Në Informacionin Kryesor për Investitorin është kryer përditësimi i treguesve të fondit për vitin 2021.

Prospektin e plotë dhe Informacionin Kryesor për Investitorin mund ti shfletoni elektronikisht në faqen tonë zyrtare: www.credinsinvest.com.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,

Credins Invest