Blog

 

Raporte Mujore, Gusht 2022

Raporte Mujore, Gusht 2022

Ju njoftojmë që Credins Invest sh.a. ka publikuar në faqen zyrtare Raportet Mujore, Gusht 2022 lidhur me ecurinë e fondit të investimit “Credins Premium” dhe fondit të pensionit “Credins Pension”.

E rëndësishme për investitorët e fondit të investimit:

Shoqëria Administruese ka ndërmarrë një proces ri-alokimi taktik të aseteve në instrumente afatshkurtër, për të ulur impaktet negative nga rezultatet e ankandeve të titujve të qeverisë shqiptare.  Ky proces është zhvilluar duke konsideruar gjithmonë interesin më të mirë të investitorëve dhe me efekt sa më të ulët për ta.

Investitorët e Fondit inkurajohen të jenë të duruar, të mos bëjnë disinvestime të ndikuara nga kushtet e pafavorshme të tregut dhe të kenë një qasje të orientuar në vlerën afatgjatë të investimeve të tyre.”

Për informacion më të detajuar, ju rekomandojmë të lexoni raportet e plota:

Raporti Mujor Credins Premium, Gusht 2022 

Raporti Mujor Credins Pension, Gusht 2022