Fondi i Investimit

Fondi i Investimit Credins Premium është një nga format e sipërmarrjeve të investimeve kolektive (SIK) me pjesëmarrje të hapur, e krijuar në bazë të një kontrate, nëpërmjet ofertës publike të kuotave.

Fondi CREDINS PREMIUM administrohet nga CREDINS INVEST sh.a., Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive, një shoqëri aksionere (sistemi me nje nivel) e cila është një transformim i Shoqërisë Administruese të Fondit të Pensionit SICRED sh.a..


Avantazhet

  • Fondi ka profil risku te ulët pasi investohet në tituj të Shtetit Shqiptar.
  • Likuiditet i lartë: mundësia e tërheqjes në çdo kohë brenda 7 ditëve pa penalitet dhe pa humbur interesin.
  • Normë më e lartë kthimi krahasuar me depozitat.
  • Mund të investohet me shumë të menjëhershme ose me plan investimi periodik, ku shuma minimale e investimit është vetem 2,000 Lekë.
  • Mundësi diversifikimi të investimeve.
  • Menaxhim profesional i investimeve.
  • Fondi është shumë transparent: Në cdo moment mund të aksesoni llogarinë tuaj on-line.

Kuotat

  • Kuotat në Fondin Credins Premium janë të emetuara në Lekë.
  • Shuma minimale e investimit në Fond është 2.000 lekë.
  • Kjo shumë mund të rritet me një vlerë e cila është minimalisht 1.000 lekë.
  • Cdo blerje apo shlyerje kuotash në Fond do të bëhet në lekë.
  • Në rastin kur ligjet dhe rregulloret në zbatim të tyre, aktualisht në fuqi, do të ndryshojnë, shoqëria administruese mund të vendosë që blerja dhe shlyerja e kuotave të kryhet në një monedhë tjetër pas miratimit paraprak nga AMF.
  • Rrjetin e shitjes së Fondit të Investimit e gjeni në linkun më poshtë:                                          Rrjeti i shitjes së Fondin e Investimit

Për të shkarkuar Prospektin klikoni këtu.
Për të shkarkuar Prospektin e Përmbledhur klikoni këtu


Për të shkarkuar Informacionin Kryesor rreth Investitorit klikoni këtu.


Për informacionin më të fundit mujor mbi Fondin e Investimit, referojuni Komentarit për Korrik 2018.


Raportet Financiare për Fondin e Investimit

Data Titulli i Raportit
31.12.2017 Pasqyrat Financiare e Fondi të Investimit Credins Premium pdf
31.12.2016 Pasqyrat Financiare e Fondi të Investimit Credins Premium pdf

This post is also available in:
English


*Për të komunikuar me një nga këshilltarët tanë financiar klikoni këtu.

This post is also available in: English