Blog

 

Raporti Vjetor 2024

Raporti Vjetor 2024

Credins Invest publikon raportin përmbledhës per vitin 2024, i cili paraqet performancën dhe ecurinë e fondeve përgjatë këtij viti.

Raporti paraqet një pasqyrë lidhur me aktivitetet e zhvilluara gjatë vitit 2024, përgjegjësinë sociale, ecurinë e aktivitetit te Shoqërisë si dhe misionin dhe sfidat për në vijim.

 

Pjesë nga fjala e Administratorit të Përgjithshëm:

…Credins Invest e mbylli vitin e 13-të të aktivitetit me 6 fonde nën administrim, një fond pensioni, një fond investimi me pjesëmarrje të hapur dhe ofertë publike, dy fonde investimi alternative të investuara në pasuri të paluajtshme, si dhe dy fonde të reja investimi alternative të regjistruara gjatë vitit 2024.

Një nxitje e re për tregun e pensioneve private është ligji I ri I miratuar nga Kuvendi I Shqipërisë më 21 shtator 2023. Ligji I ri ofron përfitime monetare si rrjedhojë e lehtësive fiskale të aplikuara, e rritjes së standardit të shërbimit, administrimit të fondit nga ana e shoqërive administruese dhe rritjes së garancive që ofron fondi.

Ndërkohë, për fondin e investimit Credins Premium, viti 2024 mund të konsiderohet një vit me trend rritës, ku kthimi vjetor I Fondit rezultoi me normën më të lartë historike që nga themelimi.

Ne mbetemi të angazhuar për ofrimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të gamës së produkteve financiare për investitorët shqiptarë, diversifikimin e investimeve të tyre dhe ofrimin e një produkti të përshtatshëm për cdo tipologji investitori.

Për të lexuar fjalën e plotë, shfletoni raportin vjetor më poshtë: 

Raporti vjetor 2024