Blog

Dëshirojmë t’ju njoftojmë se në datat 6, 7, 8 Gusht , Credins Invest sh.a., në zbatim të Rregullores nr. 198, datë 29.12.2020 “Për kualifikimin profesional dhe edukimin në vazhdim”, do të zhvillojë trajnimet për Fondet për agjentët e tregut SIK, prane zyrave qendrore te Credins Invest Sh.a.. ...
Lexo më shumë
Credins Invest publikon Prospektin e Fondit të ri të pensionit privat me pjesëmarrje të hapur "Master Pension Fund", i miratuar me Vendimin e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare Nr. 93 datë 30.06.2025, "Për miratimin e fondit të pensionit privat "Fond Pensioni me pjesëmarrje të hapur Master Pension Fund", miratimin e kontratës tip individuale për anëtarësimin në fondin e pensionit privat ...
Lexo më shumë
Credins Invest publikon raportin përmbledhës per vitin 2024, i cili paraqet performancën dhe ecurinë e fondeve përgjatë këtij viti. Raporti paraqet një pasqyrë lidhur me aktivitetet e zhvilluara gjatë vitit 2024, përgjegjësinë sociale, ecurinë e aktivitetit te Shoqërisë si dhe misionin dhe sfidat për në vijim.   Pjesë nga fjala e Administratorit të Përgjithshëm: ...Credins Invest e mbylli vitin e ...
Lexo më shumë
Të nderuar Anëtarë të Fondit të Pensionit me pjesëmarrje të hapur “Credins Pension”, Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se Shoqëria Credins Invest sh.a.-Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit Privat dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive, ka përfunduar me sukses procesin e vlerësimit të përshtatshmërisë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullatore në fuqi për veprimtarinë ...
Lexo më shumë
Në përmbushje të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga ligji Nr. 56/2020 “Për sipërmarrjet e Investimeve Kolektive” dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij, shoqëria Credins Invest sh.a., ju njofton se ka kryer përditësimin e Prospektit të Fondit të Investimit “Credins Premium”. Ndryshimet në Prospektin e Fondit të Investimit “Credins Premium”: Në seksionin “Fondet nën administrimin e shoqërisë Credins ...
Lexo më shumë
Dëshirojmë t’ju njoftojmë se në datat 9, 11, 14, 15, 16, 17, 18 Prill 2025, si dhe në datat 5, 6, 7, 8, 19, 20, 21 Maj 2025 , Credins Invest sh.a., në zbatim të Rregullores nr. 198, datë 29.12.2020 “Për kualifikimin profesional dhe edukimin në vazhdim”, do të zhvillojë trajnimet për Standartet Minimale Të Kompetencës për agjentët e tregut ...
Lexo më shumë
Në përmbushje të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga ligji Nr. 56/2020 “Për sipërmarrjet e Investimeve Kolektive” dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij, shoqëria Credins Invest sh.a., ju njofton se ka kryer përditësimin dhe publikimin e Informacionit Kryesor për Investitorin (KIID) për Fondin e Investimit Credins Premium. Në Informacionin Kryesor për Investitorin është kryer përditësimi i treguesve të fondit për vitin 2024 si dhe përditësimi i tarifës së vazhduar për vitin 2024, dokument të cilin mund ta shfletoni elektronikisht në faqen tonë zyrtare në rubrikën Dokumentacioni i Fondit të Investimit Crendins Premium. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin, Credins Invest sh.a. Datë 19.02.2025 ...
Lexo më shumë
Të nderuar klientë të Fondit të Pensionit dhe të Fondit të Investimit, Dëshirojmë t’ju informojmë  që brenda dates 10 Shkurt 2025, kushdo që ka ndryshuar apo nuk ka depozituar të dhëna si: numër kontakti, adresë banimi, adresë e-maili, dokument identifikimi të vlefshëm apo rezidencë tatimore te ndryshme nga Shqipëria, është i lutur të paraqitet pranë zyrave të Credins Invest Sh.a. ...
Lexo më shumë
Dëshirojmë t’ju njoftojmë që duke filluar nga data 11.12.2024 e përgjatë muajit Dhjetor, Credins Invest sh.a., në zbatim të Rregullores nr. 198, datë 29.12.2020 “Për kualifikimin profesional dhe edukimin në vazhdim”, do të zhvillojë trajnimet me temë “Edukimi në vazhdim” për agjentët e tregut SIK. Credins Invest, Datë 02.12.2024 ...
Lexo më shumë
Në përmbushje të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga ligji Nr. 56/2020 “Për sipërmarrjet e Investimeve Kolektive” dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij, shoqëria Credins Invest sh.a., ju njofton se ka kryer përditësimin e Informacionit Kryesor për Investitorin (KIID) dhe Prospektin e Fondit të Investimit “Credins Premium”. Ndryshimet në “Dokumenti me informacionin kryesor për Investitorin” (KIID): Në seksionin ...
Lexo më shumë

Dëshirojmë t’ju njoftojmë se në datat 6, 7, 8 Gusht , Credins Invest sh.a., në zbatim të Rregullores nr. 198, datë 29.12.2020 “Për kualifikimin profesional dhe edukimin në vazhdim”, do të zhvillojë trajnimet për Fondet për agjentët e tregut SIK, prane zyrave qendrore te Credins Invest Sh.a..

Credins Invest publikon Prospektin e Fondit të ri të pensionit privat me pjesëmarrje të hapur “Master Pension Fund”, i miratuar me Vendimin e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare Nr. 93 datë 30.06.2025, “Për miratimin e fondit të pensionit privat “Fond Pensioni me pjesëmarrje të hapur Master Pension Fund”, miratimin e kontratës tip individuale për anëtarësimin në fondin e pensionit privat me pjesëmarrje të hapur Master Pension Fund, kontratës tip midis punëdhënësit dhe shoqërisë administruese për anëtarësimin e punëmarrësve të tij në fondin e pensionit privat, deklaratës tip të pranimit të pjesëmarrjes së punëmarrësit nëfondin e pensionit privat me pjesëmarrje të hapur Master Pension Fund, të përzgjedhur nga punëdhënësi dhe miratimin e prospektit, të administruar nga “Credins Invest”- shoqëri administruese e fondeve të pensionit privat dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive sh.a.”

Klikoni këtu per te shfletuar prospektin e fondit.

Credins Invest publikon raportin përmbledhës per vitin 2024, i cili paraqet performancën dhe ecurinë e fondeve përgjatë këtij viti.

Raporti paraqet një pasqyrë lidhur me aktivitetet e zhvilluara gjatë vitit 2024, përgjegjësinë sociale, ecurinë e aktivitetit te Shoqërisë si dhe misionin dhe sfidat për në vijim.

 

Pjesë nga fjala e Administratorit të Përgjithshëm:

…Credins Invest e mbylli vitin e 13-të të aktivitetit me 6 fonde nën administrim, një fond pensioni, një fond investimi me pjesëmarrje të hapur dhe ofertë publike, dy fonde investimi alternative të investuara në pasuri të paluajtshme, si dhe dy fonde të reja investimi alternative të regjistruara gjatë vitit 2024.

Një nxitje e re për tregun e pensioneve private është ligji I ri I miratuar nga Kuvendi I Shqipërisë më 21 shtator 2023. Ligji I ri ofron përfitime monetare si rrjedhojë e lehtësive fiskale të aplikuara, e rritjes së standardit të shërbimit, administrimit të fondit nga ana e shoqërive administruese dhe rritjes së garancive që ofron fondi.

Ndërkohë, për fondin e investimit Credins Premium, viti 2024 mund të konsiderohet një vit me trend rritës, ku kthimi vjetor I Fondit rezultoi me normën më të lartë historike që nga themelimi.

Ne mbetemi të angazhuar për ofrimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të gamës së produkteve financiare për investitorët shqiptarë, diversifikimin e investimeve të tyre dhe ofrimin e një produkti të përshtatshëm për cdo tipologji investitori.

Për të lexuar fjalën e plotë, shfletoni raportin vjetor më poshtë: 

Raporti vjetor 2024

Të nderuar Anëtarë të Fondit të Pensionit me pjesëmarrje të hapur “Credins Pension”,

Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se Shoqëria Credins Invest sh.a.-Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit Privat dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive, ka përfunduar me sukses procesin e vlerësimit të përshtatshmërisë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullatore në fuqi për veprimtarinë e fondeve të pensionit privat, sikurse jeni njoftuar edhe më parë.

Me Vendimin nr. 82, date 21.05.2025, Bordi i Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar përshtatshmërinë e Shoqërisë administruese dhe përshtatshmërinë e Fondit të Pensionit me pjesëmarrje të hapur “Credins Pension” duke vlerësuar përmbushjen e kritereve të nevojshme për ushtrimin e kësaj veprimtarie në përputhje me kërkesat e ligjit nr. 76/2023 “Për fondet e pensionit privat” i cili ka hyrë në fuqi më datë 06.11.2023, dhe akteve nënligjore në zbatim te tij të miratuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare gjatë vitit 2024.

Si pjesë thelbësore e procesit të vlerësimit të përshtatshmërisë janë përfshirë edhe rishikimi i Prospektit të Fondit dhe i kontratave tip të anëtarësimit në Fondin e Pensionit me pjesëmarrje të hapur “Credins Pension”. Përmbajtja e këtyre dokumentave vë theksin në transparencën dhe informimin e anëtarëve, regjimin tatimor/ lehtësitë fiskale të fondit të pensionit dhe pagesat e pensionit.

Ligji 76/2023 parashikon investime në instrumente financiare të cilat ligji i vjetër nuk i parashikonte, sic është “Tituj borxhi të emetuara nga bankat dhe institucionet financiare jo-banka jo të tregtuara në tregje të rregulluara” me kufizimin jo më tepër se 5% të vlerës së aktiveve të fondit. Për rrjedhojë, shoqëria ka shtuar këtë instrument të ri investimi, me synimin e diversifikimit të portofolit dhe mbajtjes së likuiditetit të përshtatshëm, në kontekstin e arritjes së një fitimi afatgjatë për sigurimin e aktiveve dhe të ardhurave në moshën e pensionit.

Gjithashtu është rishikuar struktura e komisioneve dhe tarifave. Komisioni i administrimit eshtë ulur nga 2% në 1.8% në vit duke filluar nga data 16 korrik 2025. Përveç komisionit të administrimit, fondi do të mbulojë edhe kosto të tjera të përcaktuara në prospekt. Komisioni vjetor i administrimit dhe kostot e tjera si më sipër listuar në një vit kontabël, pra kostot totale që paguhen nga asetet e Fondit, në asnjë rast nuk do të tejkalojnë maksimumin prej 2 % të vlerës neto të aktiveve të fondit. Në rast tejkalimi të këtij limiti, diferencën e kostove do ta mbajë Shoqëria Administruese e Fondit.

Ky proces përfaqëson një hap të rëndësishëm për Shoqërinë dhe Fondin e Pensionit, duke garantuar për Anëtarët se administrimi i aseteve do të kryhet në mënyrë profesionale, të sigurt dhe në përputhje me standardet më të larta të transparencës dhe përgjegjësisë.

Shoqëria administruese “Credins Invest” mbetet e angazhuar të ofrojë zgjidhje të qëndrueshme dhe të besueshme për kursimet pensionale të qytetarëve, duke kontribuar kështu në zhvillimin e mëtejshëm të tregut të pensioneve private në Shqipëri.

 

Për më shumë informacion, ju lutemi të na kontaktoni në: e-mail – contact@credinsinvest.net

Telefon: +355 69 60 60 058

Adresë: Rr. “Nikolla Tupe”, Nr.1, Kati 3, Tiranë

Në përmbushje të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga ligji Nr. 56/2020 “Për sipërmarrjet e Investimeve Kolektive” dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij, shoqëria Credins Invest sh.a., ju njofton se ka kryer përditësimin e Prospektit të Fondit të Investimit “Credins Premium”. Ndryshimet në Prospektin e Fondit të Investimit “Credins Premium”:

  1. Në seksionin “Fondet nën administrimin e shoqërisë Credins Invest sh.a.” janë përditësuar
    të dhënat e fondeve që shoqëria ka nën administrim, për vitin 2024, duke përfshirë edhe
    regjistrimin pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare të 2 fondeve të reja të investimeve
    alternative:
    – “Credins Optimal” – Fond Investimi Alternativ
    – “Credins Global Bonds” – Fond Investimi Alternativ
  2. Në seksionin “Të dhënat e përgjithshme të fondit/Fondi i Investimit “Credins Premium”,
    janë përditësuar të dhënat për vitin 2024 në paragrafin 3, dhe në tabelën që tregon të dhënat
    historike të fondit;
  3. Në seksionin “Audituesi” janë përditësuar të dhënat për Audituesin e Brendshëm të
    shoqërisë administruese.

Prospektin e plotë mund ta shfletoni elektronikisht në faqen tonë zyrtare: www.credinsinvest.com.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,
Credins Invest
Prill 2025

Dëshirojmë t’ju njoftojmë se në datat 9, 11, 14, 15, 16, 17, 18 Prill 2025, si dhe në datat 5, 6, 7, 8, 19, 20, 21 Maj 2025 , Credins Invest sh.a., në zbatim të Rregullores nr. 198, datë 29.12.2020 “Për kualifikimin profesional dhe edukimin në vazhdim”, do të zhvillojë trajnimet për Standartet Minimale Të Kompetencës për agjentët e tregut SIK, ,prane zyrave qendrore te Credins Bank.

Në përmbushje të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga ligji Nr. 56/2020 “Për sipërmarrjet e Investimeve Kolektive” dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij, shoqëria Credins Invest sh.a., ju njofton se ka kryer përditësimin dhe publikimin e Informacionit Kryesor për Investitorin (KIID) për Fondin e Investimit Credins Premium.

Në Informacionin Kryesor për Investitorin është kryer përditësimi i treguesve të fondit për vitin 2024 si dhe përditësimi i tarifës së vazhduar për vitin 2024, dokument të cilin mund ta shfletoni elektronikisht në faqen tonë zyrtare në rubrikën Dokumentacioni i Fondit të Investimit Crendins Premium.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,

Credins Invest sh.a.

Datë 19.02.2025

Të nderuar klientë të Fondit të Pensionit dhe të Fondit të Investimit,

Dëshirojmë t’ju informojmë  që brenda dates 10 Shkurt 2025, kushdo që ka ndryshuar apo nuk ka depozituar të dhëna si: numër kontakti, adresë banimi, adresë e-maili, dokument identifikimi të vlefshëm apo rezidencë tatimore te ndryshme nga Shqipëria, është i lutur të paraqitet pranë zyrave të Credins Invest Sh.a. , çdo dege të Bankës Credins ose te kryejë përditësimin e të dhënave personale nëpërmjet postës elektronike (bashkëlidhur duhet dhe dokumenti I vlefshëm identifikimi).

Për çdo pyetje apo informacion të mëtejshëm, mund të na kontaktoni në adresën contact@credinsinvest.net ose në numrin e kontaktit: 069 60 60 058

Faleminderit,

Credins Invest

Dëshirojmë t’ju njoftojmë që duke filluar nga data 11.12.2024 e përgjatë muajit Dhjetor, Credins Invest sh.a., në zbatim të Rregullores nr. 198, datë 29.12.2020 “Për kualifikimin profesional dhe edukimin në vazhdim”, do të zhvillojë trajnimet me temë “Edukimi në vazhdim” për agjentët e tregut SIK.

Credins Invest,
Datë 02.12.2024

Në përmbushje të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga ligji Nr. 56/2020 “Për sipërmarrjet e Investimeve Kolektive” dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij, shoqëria Credins Invest sh.a., ju njofton se ka kryer përditësimin e Informacionit Kryesor për Investitorin (KIID) dhe Prospektin e Fondit të Investimit “Credins Premium”.

Ndryshimet në “Dokumenti me informacionin kryesor për Investitorin” (KIID):

  1. Në seksionin “Kostot dhe Tarifat e SIK” është përditësuar tarifa e vazhdueshme për vitin 2023.
  2. Në seksionin “Performanca e kaluar” është kryer përditësimi për vitin 2023.

 

Ndryshimet në Prospektin e Fondit të Investimit “Credins Premium”:

  1. Në seksionin “Të dhënat e Shoqërisë Administruese”, “Mbikëqyrja”, është përditësuar pjesa e fjalisë: “Ligjit nr. 76/2023, datë 21.09.2023 “Për Fondet e Pensionit Privat”.
  2. Në seksionin “Fondet nën administrimin e shoqërisë Credins Invest sh.a.” janë kryer përditësimet për vitin 2023.
  3. Në seksionin “Të dhënat e përgjithshme të fondit/Fondi i Investimit “Credins Premium”:
  • Janë përditësuar të dhënat për vitin 2023 në paragrafin 3, dhe në tabelën që tregon të dhënat historike të fondit;
  • Në paragrafi 3 është përditësuar kohëzgjatja mesatare e modifikuar e portofolit të investimit (Modified Duration).
  1. Në seksionin “Trajtimi Fiskal” është përditësuar fjalia e dytë: “Taksimi i Fondit bazohet në Ligjin nr. 29/2023 “Për Tatimin mbi të Ardhurat” i ndryshuar, si dhe aktet nënligjore në zbatim të tij”.

Informacionin kryesor për Investitorin dhe Prospektin e plotë mund ta shfletoni elektronikisht në faqen tonë zyrtare: www.credinsinvest.com.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,

Credins Invest

Shkurt 2024