05 Maj Njoftim për përditësimin e Prospektit të Fondit të Investimit “Credins Premium”
Në përmbushje të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga ligji Nr. 56/2020 “Për sipërmarrjet e Investimeve Kolektive” dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij, shoqëria Credins Invest sh.a., ju njofton se ka kryer përditësimin e Prospektit të Fondit të Investimit “Credins Premium”. Ndryshimet në Prospektin e Fondit të Investimit “Credins Premium”:
- Në seksionin “Fondet nën administrimin e shoqërisë Credins Invest sh.a.” janë përditësuar
të dhënat e fondeve që shoqëria ka nën administrim, për vitin 2024, duke përfshirë edhe
regjistrimin pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare të 2 fondeve të reja të investimeve
alternative:
– “Credins Optimal” – Fond Investimi Alternativ
– “Credins Global Bonds” – Fond Investimi Alternativ - Në seksionin “Të dhënat e përgjithshme të fondit/Fondi i Investimit “Credins Premium”,
janë përditësuar të dhënat për vitin 2024 në paragrafin 3, dhe në tabelën që tregon të dhënat
historike të fondit; - Në seksionin “Audituesi” janë përditësuar të dhënat për Audituesin e Brendshëm të
shoqërisë administruese.
Prospektin e plotë mund ta shfletoni elektronikisht në faqen tonë zyrtare: www.credinsinvest.com.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,
Credins Invest
Prill 2025