Blog

 

Si skema e pensionit privat lehtëson kompanitë dhe ndihmon punonjësit / Drejtoresha e “Faktoje”, Klodiana Kapo, ndan përvojën e saj

Si skema e pensionit privat lehtëson kompanitë dhe ndihmon punonjësit / Drejtoresha e “Faktoje”, Klodiana Kapo, ndan përvojën e saj

Pensioni nuk është më vetëm një përgjegjësi individuale, por një standard gjithnjë e më i pranishëm në kompanitë largpamëse të tregut të punës. Ky është fokusi i episodit të dytë të podcast-it “Të dish apo të kesh? Më mirë të dyja!” nga Credins Invest: fondi i pensionit privat dhe roli kyç që punëdhënësi luan në ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme financiare për punonjësit e tij.

Episodi analizon mënyrën se si kompanitë mund të integrojnë një skemë pensioni privat për stafin, përfitimet e ndërsjella që kjo skemë ofron, si edhe avantazhet fiskale që e bëjnë atë një zgjidhje të zgjuar dhe efikase për biznesin.

E ftuar në këtë episod është Klodiana Kapo, gazetare dhe Drejtoreshë Ekzekutive e “Faktoje”, e cila ndan arsyet pse zgjodhi të integrojë skemën e pensionit privat për stafin e saj të gazetarëve.

Ajo tregon se kanë qenë pikërisht stabiliteti, transparenca dhe përgjegjshmëria e shoqërisë administruese që e kanë nxitur të ndërmarrë këtë hap të rëndësishëm për punonjësit e “Faktoje”.

“Në një vend si Shqipëria, ku pensionet janë ende të ulëta, të kesh të ardhura shtesë në momentin e daljes në pension është thelbësore për një jetë cilësore, si për të ruajtur dinjitetin si individ, ashtu edhe standardet e jetesës”, arsyeton Kapo.

Ajo rrëfen se gazetarët e “Faktoje”, pasi janë informuar dhe edukuar mbi mënyrën se si funksionon fondi i pensiont privat, jo vetëm që e kanë përqafuar si alternativë kursimi, por një pjesë e tyre kanë vendosur të rrisin kontributin personal, e madje ia kanë rekomanduar si mundësi edhe familjarëve të tyre.

Sa i përket përfitimeve që kjo skemë ofron për vetë “Faktoje”, Kapo thekson avantazhet fiskale, duke sqaruar se kontributet nuk i nënshtrohen tatimit. Për më tepër, sipas saj, skema ndihmon në motivimin dhe mbajtjen e stafit, çka e bën fondin e pensionit privat një investim strategjik për “Faktoje”.

Ju ftojmë të ndiqni episodin e plotë, duke klikuar linkun si më poshtë: