Blog

 

“Pse duhet të mendosh sot për nesër?” / Ekspertja Flora Musta ndan avantazhet e fondit të pensionit privat

“Pse duhet të mendosh sot për nesër?” / Ekspertja Flora Musta ndan avantazhet e fondit të pensionit privat

Pensioni është një stad jete që duket i largët dhe për këtë arsye, nuk mendojmë seriozisht për të. Por, e vërteta është pensioni troket shpejt!

Në këtë episod të parë të podcast-it “Të dish apo të kesh! Më mirë të dyja!” nga Credins Invest, flitet për një prej alternativave më të mira për të kursyer dhe patur një pension dinjitoz: fondi i pensionit privat.

Flora Musta, ish-pedagoge, ish-punonjëse e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, e gjithashtu anëtare aktive e fondit të pensionit privat, ndan me ndjekësit përvojën e saj, por mbi të gjitha shpjegon përse çdo individ duhet të ketë një fond pensioni privat.

Në terma të thjeshtë, përmes fondit të pensionit privat, individët që dëshirojnë të kursejnë për të ardhmen e tyre, kontribuojnë në formë të vazhdueshme përgjatë gjithë periudhës së punës.

Por, sikurse e thekson Znj.Musta, është shumë e rëndësishme që kursimi për një pension dinjitoz të fillojë herët.

“Çdo individ, që në moshë të hershme, duhet të kursejë para në formën e kontributeve, për të patur mjete shtesë në momentin e daljes në pension, që të mos mbështetet dhe kërkojë ndihmë nga fëmijët apo nga të afërmit“ , thotë ndër të tjera Znj.Musta.

Ajo shton se interesi i favorshëm është një prej përparësive kryesore që e bëjnë fondin e pensionit privat një zgjedhje të duhur.

Znj.Musta ndalet gjithashtu edhe në skemën që përfshin punëdhënësin në kontribut.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj skeme dhe për t’u njohur plotësisht me mënyrën se si funksionon fondi i pensionit privat, ju ftojmë të klikoni linkun si më poshtë:

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/TPQ0Dxh_9xI?si=LshUOrrcZR598mGx” title=”YouTube video player” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>