Blog

 

“Paratë që kursehen sot, të japin siguri nesër” / Drejtori i Investimeve në Credins Invest, ndalet tek puna e ekspertëve dhe fondi i pensionit privat

“Paratë që kursehen sot, të japin siguri nesër” / Drejtori i Investimeve në Credins Invest, ndalet tek puna e ekspertëve dhe fondi i pensionit privat

Fondi i pensionit privat nuk është thjesht një llogari kursimi individuale, por një mekanizëm i mirëstrukturuar financiar, i cili synon të kthejë kontributet mujore të anëtarëve në të ardhura të qëndrueshme dhe dinjitoze gjatë daljes në pension.

Ky është pikërisht fokusi i episodit të radhës të podcast-it “Të dish apo të kesh? Më mirë të dyja!”, një nismë informative nga Credins Invest, me temë “Paratë që kursehen sot me fondin e pensionit privat, të japin siguri nesër”.

Në këtë episod, i ftuari Klinti Golemi, Drejtor i Investimeve në Credins Invest, ndan përvojën e tij profesionale dhe ofron një pasqyrë të qartë mbi mënyrën se si menaxhohen fondet e pensionit privat – nga momenti i kontributit të parë, deri në përfitimin final të pensionit.

Sipas Z. Golemi, çdo kontribut i anëtarëve i nënshtrohet një procesi të kujdesshëm investimi, i bazuar në analiza të detajuara të tregjeve financiare dhe në strategji afatgjata që synojnë ruajtjen e kapitalit dhe rritjen graduale të tij.

Informacion + analiza financiare + vendime në dobi të anëtarëve

Dita e Z.Golemi, por edhe e ekspertëve financiarë të Credins Invest, nis me analizën e tregjeve financiare, normave të interesit, obligacioneve dhe portofoleve, për të vlerësuar ndikimin e tyre në normën e kthimit dhe riskun e fondeve të pensionit.

Qëllimi kryesor, thekson ai, është maksimizimi i të ardhurave gjatë daljes në pension, duke ruajtur një profil të ulët risku dhe duke garantuar stabilitet për anëtarët e fondit.

Çfarë e dallon fondin e pensionit privat ?

Menaxhimi profesional i fondeve të pensionit privat është vetëm një prej benefiteve që kjo skemë ofron. Disa nga avantazhet kryesore që Z. Golemi nënvizon janë:

  • Interesi i përbërë, i cili me kalimin e viteve rrit ndjeshëm vlerën e kursimeve dhe shpërblen ata që nisin herët kontributet
  • Lehtësira fiskale, pasi kontributet nuk tatohen as periudhës së kursimit dhe as në momentin e përfitimit të pensionit
  • Fleksibiliteti i skemës, pa penalitete në rast ndryshimi pune apo ndërprerjeje kontributesh
  • Mundësia për të kontribuar me shuma të vogla, në mënyrë periodike dhe të përballueshme, duke e bërë skemën të aksesueshme për një gamë të gjerë individësh
  • Transparencë dhe komunikim i vazhdueshëm mes shoqërisë administruese dhe anëtarëve të fondit
  • Risk i ulët, i llogaritur dhe i matshëm, i përshtatur për investime afatgjata
  • Diversifikimi i investimeve në instrumente qeveritare në Shqipëri dhe Bashkimin Europian, si edhe në obligacione të tjera financiare.

 

Dy pensione për një jetë më të sigurt

Në përfundim të fjalës së tij, Z. Golemi e konsideron fondin e pensionit privat një të mirë publike përmes së cilës qytetarët mund të kenë të paktën dy burime të ardhurash – pensionin shtetëror dhe pensionin privat, për një jetesë me standard të mirë dhe të pandryshuar edhe në moshën e pensionit.

Podcast-i “Të dish apo të kesh? Më mirë të dyja!” vjen si një platformë informimi për këdo që dëshiron të marrë vendime më të zgjuara financiare, duke kombinuar dijen me veprimin. Në një kohë pasigurish ekonomike, investimi në të ardhmen mbetet zgjedhja më e mençur.