Blog

 

Master Pension Fund: Siguri për punonjësit, avantazh për biznesin

Master Pension Fund: Siguri për punonjësit, avantazh për biznesin

Në një treg pune gjithnjë e më konkurrues, kujdesi ndaj punonjësve nuk është vetëm detyrim ligjor, por një strategji e zgjuar biznesi. Përmes Master Pension Fund, Credins Invest u vjen në ndihmë të gjithë punëdhënësve largpamës që duan punonjës të motivuar dhe besnikë. Ky fond është një alternativë shumë e mirë për t’u kujdesur për punonjësit dhe daljen e tyre në pension, por edhe për të dhënë shembull në zhvillimin e sistemeve të pensioneve.

Kujdesi ndaj punonjësve, avantazhi më i fortë i biznesit

Me Master Pension Fund, punëdhënësi ka fleksibilitet të plotë në përcaktimin e shumës, shpeshtësisë dhe mënyrës së kontributeve. Pagesa e kontributeve bëhet në monedhën LEK, me vlerë të paracaktuar fikse ose të shprehur me % page. Përsa i takon “mënyrës” së kontributeve, i referohemi në të vërtetë skemave: ato mund të ndërtohen në bazë të politikave të brendshme, buxhetit të kompanisë, etj., me kontribut të përbashkët punëdhënës-punëmarrës, ose me kontribut vetëm nga punëdhënësi. Një përfitim tjetër që sjell Master Pension Fund për drejtuesit e kompanive është ulja e kostove tatimore, pasi kontributet janë të zbritshme nga tatimi mbi fitimin.  Për më tepër, redukton largimin e punonjësve dhe krijon një kulturë organizative të orientuar drejt afatgjatësisë. Kjo e fundit, sepse punëdhënësi përcakton në kontratë kohën (5 vite ose më pak në varësi të vullnetit të tij), për të cilën punëmarrësi duhet të punojë në kompani për të përfituar plotësisht shumën e investuar.

Përfitimet konkrete për punëmarrësit

Me Master Pension Fund, edhe punëmarrësit përfitojnë në mënyrë konkrete. Atyre iu ofrohet mundësia të kursejnë më shumë, pasi kontributi i tyre (i përbashkët me punëdhënësin) ulet nga paga bruto dhe zvogëlon tatimin. Po ashtu, pagesat periodike kthehen në një pension të sigurt, ndërsa pagesat automatike nga punëdhënësi sigurojnë qetësi dhe besim për të ardhmen. Vlen të përmendet fakti se investimet e fondit menaxhohen nga ekspertë të Credins Invest, të cilët kujdesen për shpërndarjen dhe rritjen optimale të kapitalit, duke i dhënë çdo punëmarrësi mundësinë të përfitojë nga instrumente financiare që zakonisht nuk janë të aksesueshme individualisht.

Një investim nga ku të dyjat palët dalin të kënaqura

Master Pension Fund është padyshim një investim për të dyja palët, që sjell rezultate konkrete: punonjës më të motivuar, ambient pune më të stabilizuar dhe përfitim afatgjatë financiar për të dy palët.