Blog

 

Master Pension Fund: Pension i denjë dhe shpërblyes për rrugëtimin tënd

Master Pension Fund: Pension i denjë dhe shpërblyes për rrugëtimin tënd

Dalja në pension shihet si një moment i largët dhe ka raste që nuk shfaqet aspak në horizont, për sa kohë që ritmi i përditshmërisë mbetet frenetik. Megjithatë, e vërteta e pakundërshtueshme është se kjo etapë troket shpejt në jetën e gjithkujt, si me dëshirën për të ndjekur çdo pasion, ashtu edhe me frikën për të ruajtur një standard të caktuar jetese.

Në një kohë kur planifikimi financiar po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, Credins Invest sjell një zgjidhje konkrete: Master Pension Fund, fond pensioni vullnetar që ndërthur kursimin me investimin.

Çfarë është Master Pension Fund

Master Pension Fund është një fond i krijuar enkas për individë që dëshirojnë të kursejnë për fazën e tretë të jetës, e njëherazi të rrisin vlerën e kursimeve me kalimin e kohës, për një pension sa më dinjitoz. Këtë fond mund ta hapë si punëmarrësi, edhe punëdhënësi i cili dëshiron të kontribuojë për pensionet e punonjësve të tij. Kontributet që paguhen nga punëmarrësi zbriten para tatimit mbi të ardhurat personale deri në vlerën e pagës minimale mujore (aktualisht 40,000 Lekë) dhe kthehen në kuota pensioni në ditën kur pagesa mbërrin në fond. Çmimi i kuotës në atë ditë, përcakton sa kuota përfiton anëtari. Përfitimin tatimor të tatim fitimit e ka në të njëjtën masë edhe punëdhënësi që kontribon pë punëmarrësit e tij.

Akses i lehtë dhe i vazhdueshëm përmes një llogarie personale online

Për të garantuar transparencë dhe qasje të lehtë në informacion, çdo anëtar i fondit Master Pension Fund pajiset me kredencialet personale (emër përdoruesi dhe fjalëkalim), që i mundësojnë akses online në çdo kohë dhe nga çdo vend. Përmes platformës online, anëtari ka mundësi të monitorojë në mënyrë të vazhdueshme llogarinë e tij individuale, normën e kthimit nga investimi, si dhe performancën e përgjithshme të fondit që nga momenti i përfshirjes. Gjithashtu, platforma ofron informacion të detajuar për datat e kontributeve dhe transferimet e realizuara.

Çfarë parashikohet tjetër për anëtarin e Master Pension Fund

Anëtari i Master Pension Fund informohet vazhdimisht mbi fondin e tij të pensionit, përmes raporteve tremujore dhe raporteve vjetore nga shoqëria administruese; ka të drejtë të përcaktojë ose ndryshojë masën e kontributit në vlerë absolute ose si përqindje; të transferojë kontributet nga fondi i tij në një fond pensioni tjetër; të tërheqë pensionin në edhe 5 vite para moshës ligjore të pensionit, si dhe të gëzojë një fond pensioni të trashëgueshëm.

 Profesionalizëm, për një pension të denjë

Master Pension Fund menaxhohet me kujdes nga ekspertët e Credins Invest, të cilët ndërmarrin vendimi strategjike investimi, me qëllim ofrimin e një pensioni sa më të sigurt dhe të qëndrueshëm për çdo anëtar të fondit.

Nëse je përpara vendimit për të menduar më seriozisht për daljen në pension dhe gjykon se Master Pension Fund do të ta lehtësojë atë, mund të informohesh më shumë përmes formave tona të kontaktit apo pranë zyrës qendrore të Credins Invest sh.a.

Eshtë momenti që ta udhëheqësh të ardhmen tënde!