03 Shk HR i kompanisë Facilization: Si skema e pensionit privat ndryshon menaxhimin e të ardhurave
Në një treg pune gjithnjë e më konkurrues, ku diskutimi nuk kufizohet më vetëm te paga mujore, por te mënyra se si menaxhojmë dhe investojmë të ardhurat tona, kompanitë po ofrojnë gjithnjë e më shumë paketa benefitesh. Vitet e fundit, mes tyre po renditet edhe përfshirja në skemë pensioni privat, si një mënyrë konkrete për të mos “abuzuar” me paratë që fitojmë me mund, por për t’i investuar për një të ardhme më të qetë.
Pikërisht kjo temë është në qendër të episodit të pestë të podcast-it “Të dish apo të kesh? Më mirë të dyja”, nga Credins Invest, ku e ftuar është Angelika Xhelili, Drejtuese e Departamentit të Burimeve Njerëzore në Facilization Shpk. Znj. Xhelili ndan përvojën e saj profesionale që nga momenti kur kompania vendosi të përfshinte skemën e pensionit privat në paketën e benefiteve, deri te impakti real që kjo nismë ka pasur te punonjësit.
Sipas saj, fillimisht ky vendim nuk ishte pjesë e një strategjie të mirëpërcaktuar afatgjatë, por erdhi si rezultat i një rishikimi të përgjithshëm të benefiteve që ofronte kompania. Vetëm më pas u kuptua se pensioni privat përfaqësonte shumë më tepër sesa një benefit shtesë: ishte një formë reale kursimi dhe sigurie për të ardhmen, që i ndihmon individët të menaxhojnë më me zgjuarsi të ardhurat dhe të shmangin konsumimin e tyre pa plan.
Ajo ndalet gjithashtu te procesi i detajuar që shoqëroi këtë vendim, duke theksuar analizat dhe kalkulimet konkrete të kryera nga kompania për të përcaktuar nivelin e kontributit dhe mënyrën e përfshirjes në skemë. Një nga elementët kyç, sipas saj, ishte ilustrimi i rritjes graduale të kontributeve me kalimin e kohës, çka e bëri skemën më të kuptueshme dhe më tërheqëse, edhe për punonjësit skeptikë apo për të rinjtë që pensionin e shohin ende si një realitet të largët.
Një nga aspektet më interesante që Znj. Xhelili ndan në podcast është fakti se disa punonjës kanë zgjedhur të investojnë përmes skemës së pensionit privat jo vetëm për veten e tyre, por edhe për prindërit. Ky vendim shihet si një formë mbështetjeje afatgjatë, më kuptimplotë sesa shpenzimet e përkohshme, dhe njëkohësisht si tregues i rritjes së kulturës financiare brenda kompanisë.
Në përmbyllje, Znj. Xhelili vlerëson se skema e pensionit privat përfaqëson një investim afatgjatë si për kompaninë, ashtu edhe për punonjësit. Duke u ofruar mundësinë për një pension të dytë, krahas atij shtetëror, punonjësit fitojnë më shumë siguri për të ardhmen, ndërsa kompania krijon kushte më të mira për të rekrutuar, zhvilluar dhe mbajtur talente, duke ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme dhe afatgjata.
Për ta ndjekur episodin e plotë, ju ftojmë të klikoni në linkun si më poshtë: