19 Nën Drejtor i Menaxhimit të Investimeve në Credins Invest: Ju prezantoj me fondin Credins Dynamic, alternativën më “in” të investimit
Të investosh, do të thotë të kesh ide të qarta për të ardhmen. Mirëpo, krahas instiktit të mprehtë për të zgjedhur shoqërinë e duhur administruese dhe vullnetit të hekurt, nevojitet me patjetër një edukim i duhur financiar.
Në më shumë se 14 vite, Credins Invest kujdeset që çdo investitor, qoftë i ri apo me përvojë, të prezantohet me mundësitë më të mira; me mundësi që pararendin ndryshimet e kohës.
Një prej tyre është fondi Credins Dynamic, që investimin e diversifikon përmes një game të gjerë produktesh financiare, e mbi të gjitha e lejon jashtë kufijve tradicionale të tregut vendas, duke prekur tregjet ndërkombëtare.
Për t’u njohur më shumë me këtë fond investimi, me arsyet që kanë çuar në krijimin e tij, me benefitet që e diferencojnë dhe me ecurinë që pritet të ketë, ju ftojmë të lexoni më poshtë intervistën me Menaxherin e Investimeve në Credins Invest, Klinti Golemi.
***
Z.Golemi, si ka lindur fondi Credins Dynamic?
Credins Dynamic ka lindur si një përgjigje strategjike ndaj kërkesës gjithnjë e më në rritje të investitorëve shqiptarë për produkte financiare më të diversifikuara, të denominuara në Euro, dhe të orientuara drejt mundësive të tregjeve ndërkombëtare të kapitalit. Megjithatë, duhet thënë se Credins Dynamic lidhet ngushtë edhe me vizionin e Credins Invest, për t’u ofruar investitorëve mundësi shpërblyese dhe të qëndrueshme. Fakti që Credins Dynamic mundëson kursim në Euro, nuk është rastësi: kursimet në këtë monedhë janë të larta në Shqipëri, ndërsa mundësitë e investimit të drejtpërdrejtë në tregjet europiane dhe ndërkombëtare kanë qenë të kufizuara për individët dhe institucionet vendase. Credins Dynamic e ka ndryshuar tashmë këtë gjë dhe ky ka qenë edhe synimi ynë.
Cilat janë avantazhet që shoqërojnë Credins Dynamic?
Çdokush që zgjedh të rrisë kapitalin përmes Credins Dynamic, përfiton qasje në tregjet ndërkombëtare më të zhvilluara dhe një diversifikim real të fondit të tij, duke përfshirë këtu klasa të ndryshme asetesh, obligacione, aksione të kompanive ndërkombëtare, etj. Po ashtu, vlen të përmendet fakti se risku është i moderuar dhe potenciali i fitimit është i qëndrueshëm,.
Nuk mungon raportimi mujor transparent mbi performancën e fondit, çka shton mes avantazhesh edhe besimin e qetësinë se objektivat financiarë do të arrihen.
Fondi ka filluar aktivitetin në shtator të këtij viti, duke shënuar një hap të rëndësishëm për tregun e investimeve në Shqipëri. Si parashikohet ecuria e tij?
Nga interesimi fillestar i investitorëve, dukshëm, Fondi është parë si një alternativë interesante për investitorë që nuk duan të riskojnë shumë dhe që njëkohësisht kërkojnë kthimmë të lartë se depozitat bankare në monedhën Euro. Ndaj bindjen se numri i investitorëve do të vijojë të rritet, pasi Credins Dynamic është një fond i disponueshëm për të gjitha kategoritë sociale. Nuk ka komision hyrjeje, shuma minimale për t’u aksesuar në këtë fond është 200 Euro, ndërsa investimi periodik parashikon një shumë prej 20 Euro në muaj.
Z.Golemi, cila është këshilla juaj për investitorët aktualë dhe investitorët e ardhshëm të Credins Dynamic?
Këshilla ime për ta është që të jenë të qartë për objektivat e tyre financiarë dhe për kohën që iu nevojitet, pasi Credins Dynamic pozicionohet për investitorë që synojnë rritje të kapitalit në afat mesatar (3–5 vjet). Po ashtu, dua t’iu rikujtoj se çdo investim kërkon durim, disiplinë dhe qëndrueshmëri në kontribut, sidomos kur flasim për investime që ekspozohen në tregje ndërkombëtare. Për investitorët ekzistues, këshilla ime është të vazhdojnë investimin periodik, sepse ka ndikim të ulët nga luhatjet e tregut dhe në rritjen graduale të vlerës së portofolit.
Ndërsa investitorëve të rinj, do iu thoja të mos e stepen nga pasiguritë sepse ne, si Credins Invest, jemi të përkushtuar t’i mbështesim në cdo hap, që ata të ndihen të sigurt dhe të shpërblyer.