09 Tet Credins Dynamic: Guxo, Investo dhe Transformo të Ardhmen Tënde
Credins Dynamic është fondi më i ri i investimeve nga Credins Invest, krijuar për të mbështetur investitorët në arritjen e objektivave të tyre financiare. Ky fond ofron diversifikim dhe menaxhim profesional nga ekspertët e Credins, duke prezantuar një mundësi unike për t’u pozicionuar në tregjet ndërkombëtare, përtej kufizimeve të monedhës vendase (ALL). Dynamic synon të krijojë vlerë të qëndrueshme dhe afatgjatë për investitorët e tij.
Fokusi i fondit është të sigurojë kthime të qëndrueshme përmes një portofoli të balancuar të instrumenteve financiare të denominuara në Euro. Strategjia investuese përfshin obligacione të emetuara nga qeveri dhe shoqëri tregtare të regjistruara në tregje të rregulluara, si dhe kuota ose aksione të sipërmarrjeve kolektive që investojnë në instrumente të ngjashme. Duke marrë në konsideratë natyrën dhe strategjinë e fondit Dynamic, rekomandohet që investimi të realizohet për një periudhë minimale prej 3 deri në 5 vitesh, duke ofruar stabilitet dhe perspektivë rritjeje në kohë.
Investimi në Credins Dynamic sjell një sërë përfitimesh: diversifikim të riskut përmes shpërndarjes së kapitalit në instrumente të ndryshme financiare, menaxhim profesional nga një ekip me përvojë, qasje në tregje ndërkombëtare të zhvilluara, si dhe kursim të kohës dhe kostove që lidhen me menaxhimin individual. Për më tepër, fondi ofron komisione konkurruese dhe raportim mujor transparent mbi performancën, duke garantuar besueshmëri dhe komunikim të vazhdueshëm me investitorët.
Periudha e ofertës fillestare për t’u bërë pjesë e Credins Dynamic është e hapur deri më 15 tetor 2025. Nëse jeni të interesuar të bëheni pjesë e fondit, ju ftojmë të kontaktoni këshilltarët financiarë të Credins Invest dhe të informoheni më shumë duke lexuar Prospektin dhe Informacionin Kryesor për Investitorin.
Jepi vetes mundësi të shtuara dhe siguro një të ardhme financiare më të qëndrueshme sot!