Blog

 

Credins Invest në 2025: Rritje, inovacion dhe mundësi të reja për investitorët

Credins Invest në 2025: Rritje, inovacion dhe mundësi të reja për investitorët

Si çdo fundvit, momenti i reflektimit është i rëndësishëm për të parë atë që është arritur dhe atë që pret në të ardhmen. Për Credins Invest, 2025 ka qenë një vit i mbushur me arritje të mëdha, duke pasqyruar angazhimin për një rritje të qëndrueshme dhe përkushtimin për të kontribuar në ekonomi dhe mirëqenie.

Risi dhe mundësi të shtuara për kursim/ investim

Përgjatë 2025-ës, Credins Invest ka pasuruar ndjeshëm gamën e produkteve. Bëhet fjalë pikërisht për licensimin dhe lançimin e tre fondeve të reja, dedikuar plotësisht individëve dhe institucioneve, si formë alternative për të kursyer dhe investuar për të ardhmen. Këto fonde janë:

Master Pension Fund  Një fond i krijuar enkas për individë që dëshirojnë të kursejnë për fazën e tretë të jetës, e njëherazi të rrisin vlerën e kursimeve me kalimin e kohës, për një pension sa më dinjitoz. Këtë fond mund ta hapë si punëmarrësi, edhe punëdhënësi i cili dëshiron të kontribuojë për pensionet e punonjësve të tij besnikë.

Credins Dynamic  Një si risi për investitorët shqiptarë, pasi mundëson për herë të parë investim të drejtpërdrejtë në tregjet europiane dhe ndërkombëtare, përmes monedhës euro. Sot, çdokush që zgjedh të rrisë kapitalin e tij përmes Credins Dynamic, përfiton diversifikim real të fondit, duke përfshirë klasa të ndryshme asetesh, obligacione, aksione të kompanive të huaja, etj.

Credins Optimal Një fond i konceptuar plotësisht për investitorë të kualifikuar dhe profesionistë që kërkojnë diversifikim të avancuar të portofolit të tyre, ndërsa dinë të menaxhojnë me kujdes riskun.

Credins Invest, me një portofol të konsoliduar fondesh

Credins Invest administron një portofol të pasur fondesh me në total: 2 fonde pensionesh private, 2 fonde investimi me ofertë publike dhe 4 fonde investimi alternativ.

Kjo ka bërë të mundur që Credins Invest të ketë një gamë akoma më të gjerë investitorësh, nga ata që kërkojnë të investojnë në nivele të ulëta risku, deri te ata që duan të marrin përsipër risk në shkallë më të lartë, e rrjedhimisht potencial më të lartë fitimi.

Vlera totale e aseteve të administruara nga Credins Invest parashikohet të arrijë në rreth 11 miliardë lekë deri në fund të vitit, me mbi 23,000 anëtarë që kanë besuar në shërbimet dhe produktet e shoqërisë.

Transparencë, edukim financiar dhe inovacion

Çfarë ka karakterizuar tjetër Credins Invest për vitin 2025, ka qenë angazhimi i vazhdueshëm për transparencë edhe edukim financiar. Është treguar kujdes i shtuar ndaj investitorëve, që këta të fundit të informohen rregullisht për zhvillimet në treg, për vendime sa më të mirëinformuara.

Janë organizuar aktivitete të shumta edukative, si dhe është punuar që investitorët të informohen për ecurinë e fondit të tyre në kohë reale, përmes një platforme online të aksesueshme në çdo moment. Kështu, ata monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme llogaritë individuale, normën e kthimit nga investimit, si dhe performancën e përgjithshme të fondit që nga momenti i përfshirjes.

Credins Invest drejt 2026-ës

Me një numër investitorësh në rritje dhe me një ekip të përkushtuar që i njeh mirë kërkesat e tyre dhe dinamikat e tregut, Credins Invest do të vazhdojë kursin e rritjes dhe zhvillimit, me vizionin e qartë për të ofruar akoma më shumë mundësi investimi që sjellin siguri dhe qetësi për të ardhmen.