Blog

PLANI I INVESTIMIT PERIODIK

Plani i investimit periodik në fondin e investimit Credins Premium është një alternativë me përfitime për ata që dëshirojnë të kursejnë me shuma të vogla në monedhën vendase LEK. Benefiti kryesor lidhet me përfitueshmërinë që ka investitori dhe lehtësitë që ofron në menaxhimin më të mirë të të ardhurave. Të gjithë mund të anëtarësohen nëpërmjet një plani investimi periodik, qoftë edhe investitorë ekzistues që dëshirojnë t’i shtojnë vlerë fondit të tyre me shuma periodike.

Tashmë, përveç mundësisë së kursimit periodik në lekë me Credins Premium, është e mundur edhe kursimi në euro përmes fondit Credins Dynamic, me një shumë minimale prej vetëm 20 EUR në muaj.

Plani i investimit periodik funksionon nëpërmjet debitimit automatik të llogarisë në bazë të vlerës dhe periodicitetit të përcaktuar nga vetë investitori. Periodiciteti i investimit mund të jetë çdo 1, 3, 6 ose 12 muaj. Konsiderohet një zgjidhje e domosdoshme për çdokënd që synon të përmbushë qëllime afatshkurtra dhe afatmesme, sepse është likuid dhe pa penalitete në rast tërheqjeje.

Investimi periodik i ka lejuar investitorët që edhe në periudha luhatjeje të tregut të vazhdojnë të blejnë kuota, duke rritur në mënyrë të qëndrueshme vlerën e investimit të tyre. Automatizimi i procesit ndihmon në menaxhimin më të mirë të të ardhurave dhe kursimit në kohë, ndërkohë që investitorët kanë akses për monitorim online të fondit 24/7.