
Credins Invest është shoqëria administruese e fondeve të pensioneve private që prej vitit 2011, dhe e sipërmarrjeve të investimeve kolektive duke filluar nga viti 2016. Me një staf profesional dhe me më shumë se një dekadë eksperiencë në treg, Credins Invest sh.a., ka krijuar një portofol klientësh besnikë, të cilët na kanë besuar dhe kanë investuar në fondet e pensionit privat dhe fondet e investimit.
Misioni ynë lidhet me edukimin e tregut për fondet, sigurimin e një mirëqenie më të lartë në moshën e pensionit dhe plotësimin e nevojave afatshkurtra dhe afatmesme nëpërmjet fondeve të investimit.

Objekti i aktivitetit:
Credins Invest sh.a., ushtron aktivitetin në bazë të licencave të dhëna nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për:
Aktiviteti i shoqërisë mbikëqyret nga AMF, në përputhje me dispozitat e ligjit nr.9572, datë 03.07.2006, “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, i ndryshuar, ligjit nr. 76/2023, datë 21.09.2023, “Për Fondet e Pensionit Privat” dhe ligjit nr. 56/2020, “Për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive”.
Struktura dhe pronësia:
Shoqëria Administruese është shoqëri aksionare, me afat të pacaktuar, në të cilën 76% të aksioneve janë në pronësi të Bankës Credins sh.a.. Menaxhimi dhe administrimi i fondeve të pensionit privat dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive janë baza e aktivitetit tonë.
Fondet nën administrim:
Shoqëria Administruese e Fondeve të Pensionit Privat dhe SIK, Credins Invest sh.a., aktualisht ka nën administrim 8 (tetë) fonde:
Shërbimi ndaj klientit:
Përveç menaxhimit të aktiveve, ne ofrojmë për anëtarët këshillim financiar, edukim dhe menaxhim risku. Ne mirëmbajmë fondin tuaj dhe investojmë çdo ditë, sipas një politike të miratuar për investimet, me qëllim realizimin e përfitimeve për mbajtësit e kuotave në fond.
Pavarësisht transparencës së produkteve, ku ju mundësojmë akses online 24/7, për të monitoruar llogaritë e fondit, ne jemi edhe këshilltarët tuaj të vazhdueshëm duke ju ofruar siguri dhe orientim drejt investimit më të përshtatshëm për ju.
Parimet bazë që ndjekim në punën e përditshme përfshijnë:
Objektivi ynë afatgjatë
Te jemi partneri financiar i zgjedhjes se parë për individët dhe bizneset që kërkojnë të maksimizojnë fitimet e tyre, nëpërmjet investimeve të diversifikuara dhe me kthim të mirë afatgjatë.
