Blog

BAZA LIGJORE PËR SIPËRMARRJET E INVESTIMEVE KOLEKTIVE

Ligji nr. 56/2020 “Për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive” miratuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në datën 30/04/2020 dhe rregulloret e miratuara në zbatim të ligjit, të nxjerra nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, përbëjnë bazën ligjore dhe operative, për themelimin, regjistrimin dhe veprimtarinë e Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive në Shqipëri.

Kërkesat e ligjit dhe rregulloreve janë të inkorporuara në dokumentet themeltare të çdo SIK, si Prospekti dhe dokumenti me informacionin kryesor për investitorin.

“Prospekti SIK” është dokumenti i bërë publik, i cili shërben si mjet informues lidhur me tiparet, karakteristikat, risqet për të qenë pjesë e SIK. Në përmbajtje të tij gjenden informacione të rëndësishme për investitorin si politika e investimit, politika e administrimit të riskut, tarifat që i ngarkohen investitorit.

“Informacioni kryesor rreth Investitorit” është dokumenti që informon investitorin në mënyrë të kuptueshme, të qartë dhe jo keqorientuese mbi informacionet bazë të nevojshme për të marrë një vendim investimi.

Shfletoni elektronikisht ligjin e plotë

QËLLIMI I LIGJIT

Qëllimet kryesore të Ligjit për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive, janë:

  • Të sigurojë mbrojtjen e interesave të investitorëve dhe transparencën në tregun financiar;
  • Të krijojë kushte për zhvillimin e tregut të fondeve të investimeve dhe diversifikimin e investimeve;
  • Të garantojë administrimin profesional të aseteve përmes institucioneve të licencuara dhe të mbikëqyrura;
  • Të harmonizojë kuadrin ligjor Shqiptar me legjislacionin e BE dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

ROLI I INSTITUCIONEVE PËRKATËSE

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare:

  • Zbaton dhe mbikëqyr ligjin për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive;
  • Harton dhe zbaton rregulloret për zbatimin praktik të ligjit;
  • Licencon dhe mbikëqyr shoqëritë administruese, bankat depozitare dhe fondet e investimit;
  • Kontrollon zbatimin e ligjit dhe ndërhyn në mbrojtjen e investitorëve në rast shkeljesh;
  • Siguron transparencë dhe publikim të të dhënave për tregun e sipërmarrjeve të investimeve

Shoqëria Administruese:

  • Administron fondet në përputhje me ligjin dhe rregulloret;
  • Investon aktivet në mënyrë të kujdesshme, transparente dhe në interesin më të mirë të investitorëve;
  • Siguron një strukturë qeverisjeje, menaxhim risku dhe audit të brendshëm të përshtatshëm;
  • Informon rregullisht investitorët për mbarëvajtjen e fondit dhe gjendjen e llogarisë së

Depozitari:

Banka Depozitare:

  • Licencohet nga Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për aktivitetin e kujdestarisë dhe depozitarit të Fondeve të Investimit dhe të kryejë si veprimtari ruajtjen e pasurisë së sipërmarrjes së investimeve kolektive
  • Rregullohet dhe mbikëqyret nga AMF;
  • Ruan aktivet e fondit në mënyrë të sigurt dhe mbron interesat e anëtarëve në fond;
  • Raporton çdo shkelje të Shoqërisë Administruese në
  • Kryen funksionin e kontrollit të zbatimit të ligjshmërisë dhe raportimit të pavarur për

PARIMET E FUNKSIONIMIT TË LIGJIT

Ligji për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive bazohet në këto parime kryesore:

  • Pavarësia e aktiveve: Aktivet e fondeve janë të ndara nga pasuritë e Shoqërisë Administruese dhe të Bankës Depozitare;
  • Mbrojtja e investitorëve: Fondet janë të mbrojtura nga rreziqe të jashtme dhe nuk mund të përfshihen në procedura falimentimi të Shoqërisë Administruese apo të Bankës Depozitare;
  • Siguria e aktiveve: Asetet e Fondit nuk do mund të jenë objekt i pretendimeve ose ekzekutimeve, të kryera në emër dhe për llogari të kreditorëve të Shoqërisë Administruese apo Depozitarit.
  • Transparenca: Informacioni për fondet, tarifat, rreziqet dhe performancën e fondit, duhet të jetë publik dhe i qasshëm;
  • Mbikëqyrja e vazhdueshme: AMF siguron respektimin e ligjit dhe rregulloreve përkatëse;
  • Llogaridhënia dhe raportimi: Çdo aktivitet i fondeve i nënshtrohet kontrolleve të rregullta dhe raportimit të rregullt ndaj AMF-së;

INFORMACIONE SHTESË

Ju mund ti referoheni faqes zyrtare të rregullatorit Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për legjislacionin, publikime dhe të rejat më të fundit lidhur me fondet e pensioneve dhe fondet e investimeve që operojnë në Republikën e Shqipërisë.