Blog

KUADRI LIGJOR PËR FONDET E PENSIONIT PRIVAT NË SHQIPËRI
BAZA LIGJORE

Ligji Nr. 76/2023 “Për fondet e pensionit privat” i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në datën 21.09.2023 dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij, miratuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, përcaktojnë kuadrin ligjor për krijimin, licencimin, administrimin dhe mbikëqyrjen e fondeve të pensionit privat në Republikën e Shqipërisë.

Kërkesat e ligjit dhe rregulloreve janë të inkorporuara në dokumentin “Prospekt”, i cili përbën dokumentin themeltar të çdo fondi të pensionit privat.

Prospekti i fondit të pensionit nuk përfaqëson ftesë për anëtarësim në fond, por shërben si mjet informues lidhur me tiparet, karakteristikat dhe rreziqet që mbart anëtarësimi në një fond pensioni privat.

Shfletoni elektronikisht ligjin e plotë

QËLLIMI I LIGJIT

Qëllimi kryesor i ligjit është të krijojë një sistem të qëndrueshëm dhe të sigurt të fondeve të pensionit privat, i cili:

  • Plotëson sistemin shtetëror të sigurimeve shoqërore;
  • U mundëson qytetarëve të sigurojnë të ardhura shtesë në moshën e pensionit;
  • Nxit kursimin afatgjatë dhe zhvillimin e tregut financiar në vend;
  • Siguron mbrojtjen e interesave të anëtarëve dhe transparencë të plotë në administrim;

ROLI I INSTITUCIONEVE PËRKATËSE

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare:

  • Licencon dhe mbikëqyr shoqërinë administruese dhe bankën depozitare;
  • Harton dhe zbaton rregulloret për funksionimin e fondeve të pensionit privat;
  • Kontrollon ligjshmërinë dhe mbrojtjen e anëtarëve të fondeve;

Shoqëria Administruese:

  • Administron fondin në përputhje me ligjin dhe rregulloret;
  • Investon aktivet në mënyrë të kujdesshme, transparente dhe në interesin më të mirë afatgjatë të anëtarëve;
  • Siguron një strukturë qeverisjeje, menaxhim risku dhe audit të brendshëm të përshtatshëm;
  • Informon rregullisht anëtarët për mbarëvajtjen e fondit dhe gjendjen e llogarisë së

Depozitari:

  • Licencohet nga Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për aktivitetin e kujdestarisë dhe depozitarit të Fondeve të Pensionit;
  • Rregullohet dhe mbikëqyret nga AMF;
  • Ruan asetet e fondit në mënyrë të sigurt dhe mbron interesat e anëtarëve në fond;
  • Raporton çdo shkelje të Shoqërisë Administruese në AMF;
  • Kryen funksionin e kontrollit të zbatimit të ligjshmërisë dhe raportimit të pavarur për

PARIMET E FUNKSIONIMIT TË LIGJIT

Ligji për fondet e pensionit privat bazohet në këto parime kryesore:

  • Pavarësia e aktiveve: Aktivet e fondeve janë të ndara nga pasuritë e Shoqërisë Administruese dhe të Bankës Depozitare;
  • Mbrojtja e anëtarëve: Fondet janë të mbrojtura nga rreziqe të jashtme dhe nuk mund të përfshihen në procedura falimentimi të Shoqërisë Administruese apo të Bankës Depozitare;
  • Siguria e aktiveve: Aktivet e fondit nuk mund të jenë objekt i pretendimeve ose i ekzekutimeve, të kryera në emër dhe për llogari të kreditorëve të Shoqërisë Administruese apo të Depozitarit;
  • Transparenca: Informacioni për anëtarët dhe investimet publikohen në mënyrë të qartë dhe të rregullt;
  • Mbikëqyrja e vazhdueshme: AMF siguron respektimin e ligjit dhe rregulloreve përkatëse;
  • Llogaridhënia dhe raportimi: Çdo institucion përgjegjës raporton në mënyrë të pavarur për veprimtarinë dhe rezultatet e fondit;

INFORMACIONE SHTESË

Ju mund ti referoheni faqes zyrtare të rregullatorit Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për legjislacionin, publikime dhe të rejat më të fundit lidhur me fondet e pensioneve dhe fondet e investimeve që operojnë në Republikën e Shqipërisë.