Blog

FONDI I INVESTIMIT “CREDINS DYNAMIC”

Fondi i investimit “Credins Dynamic” u licencua me vendimin Vendimin Nr. 94, datë 30.06.2025 nga Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Fondi është sipërmarrje e investimeve kolektive me ofertë publike krijuar me pjesëmarrje të hapur dhe në bazë të një kontrate, për një afat të pacaktuar. Monedha e Fondit është EURO që nënkupton që Fondi emeton dhe shlyen kuota vetëm në monedhën EURO. Fondi i investimit “Credins Dynamic” ka tregues të riskut sintetik 3 nga shkalla 1 deri në 7 për nivelin e luhatshmërisë së çmimit të kuotës. Depozitari i Fondit “Credins Dynamic” është Banka Amerikane e Investimeve sh.a..

Fondi i investimit është një grupim i veçantë asetesh i krijuar në bazë të një kontrate, dhe i administruar nga një shoqëri administruese e licencuar specifikisht. Fondi grumbullon asete monetare nga investitorët nëpërmjet ofertës së kuotave në Fond. Këto asete monetare investohen më pas sipas parimit të diversifikimit të risqeve. Mbajtësit e kuotave kanë të drejtën, jo vetëm të marrin pjesë proporcionalisht në fitimet e Fondit, por, gjithashtu të kërkojnë, në çdo kohë, shlyerjen e kuotave të tyre.