Blog

STRUKTURA E PORTOFOLIT

Fondi do të menaxhohet në mënyrë aktive nga Shoqëria, duke ndërtuar pritshmëri për trendet e tregjeve financiare dhe për normën e kthimit të aseteve specifike duke konsideruar nivelin e riskut të këtyre aseteve. Strategjia e përzgjedhjes së aseteve është një proces sistematik dhe dinamik me mekanizma kontrolli dhe balancimi.

Asetet e Fondit do të investohen në instrumente financiare që tregtohen në Republikën e Shqipërisë, në bursat e Bashkimit Europian ose në vende të tjera të miratuara nga AMF, ku do synohet që instrumentet e përzgjedhura të kenë likuiditet të lartë.

Kategoritë e investimeve : Depozita, marrëveshje të riblerjeve, mjete
monetare dhe ekuivalentë të tyre në
monedhën Euro
Alokimi i Synuar: 5%

 

Kategoritë e investimeve : Bono thesari dhe obligacione të emetuara ose të garantuara nga Qeveria e RSH, dhe nga autoritetet vendore shqiptare në monedhën Euro
Alokimi i Synuar: 35%

 

Kategoritë e investimeve : Tituj të transferueshëm të tregtuar në tregje
të rregulluara, të emetuar ose të garantuara nga autoritete qëndrore, rajonale ose vendore të BE-së
Alokimi i Synuar: 30%

 

Kategoritë e investimeve : Tituj borxhi dhe kapitali të emetuar nga
shoqëri tregtare në Republikën e Shqipërisë ose në një shtet të BE-së
Alokimi i Synuar: 5%

 

Kategoritë e investimeve : Kuota të SIK me ofertë publike të tregtuara
ose jo në bursa që investojnë në aksione dhe/ose obligacione, në një shtet të BE-së ose në shtete të miratuara nga AMF
Alokimi i Synuar:  25%