Blog

KARAKTERISTIKAT E FONDIT

Fondi i jep mundësi çdo individi apo institucioni, që ka prioritet sigurinë dhe nivelin e kthimit për investime në monedhën Euro, të investojë me një profil risku të mesëm. Fondi i adresohet investitorëve që kanë një horizont investimi afatmesëm dhe që duan të investojnë në tregun e obligacioneve dhe aksioneve në Republikën e Shqipërisë dhe në tregjet e huaja. Fondi synon të sigurojë rritjen e moderuar të kapitalit të kontribuar nga investitorët, brenda një periudhe afatmesme. Investimi në Fond i jep mundësi investitorëve te diversifikojnë kapitalin e tyre.

Mbajtësit e kuotave të Fondit janë njëkohësisht pjesëmarrës indirekt në një gamë të gjerë investimesh në vende të BE-së, dhe në sektorë të ndryshem industrial, duke diversifikuar keshtu rrezikun e tregut nëpërmjet administrimit profesional aseteve të Fondit.

Fondi synon të investojë në një gamë të gjerë instrumentesh financiare sipas politikës së investimit dhe brenda kufizimeve të përcaktuara nga Ligji për SIK, me qëllim rritjen e moderuar të kapitalit të kontribuar nga investitorët, brenda një periudhe afatmesme

Risku I fondit

Vlera neto e aktiveve për kuotë e fondit ‘Credins Dynamic’ mund të ketë luhatshmëri të mesme duke qenë se risku ka nivel të mesëm, për shkak të përbërjes së portofolit ose të teknikave të administrimit të portofolit që mund të përdoren. Investitorët duhet të jenë të përgatitur për luhatshmërinë që mund të pësojë çmimi i kuotës gjatë periudhës së investimit si pasojë e ndryshimeve në normat e instrumenteve dhe tregjet financiare.

Kuotat e këtij Fondi shiten dhe shlyhen në monedhën Euro.

Transparencë

Fondi ofron transparencë të lartë. Klienti pajiset me emër përdoruesi dhe fjalëkalim, në mënyrë që të aksesojë në çdo kohë dhe pa limit llogarinë personale në fond online, ku mund të ndjekë performancën e çmimit të kuotës dhe shpërndarjen e portofolit të investimeve të fondit.

Blerja e një kuote

Blerja e kuotave nëpërmjet pagesës do të realizohet nëpërmjet dy mënyrave:

1) me kërkesë për blerje të menjëhershme me një vlerë të menjëhershme, duke lidhur kontratë për blerje të menjëhershme. Vlera minimale për blerje të menjëhershme është 200 Euro.

 

Çdo pagesë për blerje kuotash kryhet në llogarinë bankare të Fondit me nr. AL14 2101 1012 0000 0000 0366 6424, në monedhën Euro, të hapur pranë depozitarit, i cili është Banka Amerikane e Investimeve sh.a.

2) kërkesë për blerje kuotash në mënyrë periodike mujore, duke lidhur një kontratë për blerje me një vlerë fikse për çdo muaj për të paktën 5 (pesë) vite. Vlera minimale për blerje kuotash në mënyrë periodike mujore është 20 (njëzet) Euro.

Likuiditeti

Kryerja e pagesës në asete monetare, nga llogaria e Fondit në llogarinë e investitorit kryhet brenda 7 ditëve kalendarike nga dita e mbërritjes së kërkesës së vlefshme për shitje në Credins Invest.

 

Komision dalje: Investitori i Fondit që vendos të tërhiqet nga investimi në Fond përpara përfundimit të vitit të parë të qëndrimit në Fond, do të ngarkohet me një tarifë prej 1.5% të vlerës neto të aktiveve të tërhequr nga Fondi.

Tarifa e administrimit

Tarifa e kostos së administrimit të Fondit do të mbahet nga Vlera Neto e Aseteve të Fondit dhe do të jetë deri në masën 1.5% në vit. Tarifa e administrimit do të llogaritet në fund të çdo dite dhe do të mbahet në ditën e fundit të çdo muaji, si shumë e të gjitha vlerave ditore të muajit përkatës.

Tarifa ditore e kostos së administrimit do të llogaritet sipas formulës:
Tarifa vjetore e raportuar e administrimit ×1/365 .

Tarifa e Kostos së administrimit dhe të gjitha kostot e tjera të listuara në një vit kontabël nuk do të tejkalojnë në asnjë rast maksimumin prej 3.5% të vlerës neto të aseteve të fondit.

Tarifa e kostos së administrimit i zbritet të ardhurës bruto të realizuar nga asetet e Fondit.

Në këtë mënyrë investitorëve ju përket e ardhura neto