Pagesa e kontributeve kryhet në monedhën LEK në mënyrat e mëposhtme:
1. Transfertë nga degët e çdo banke të nivelit të dytë, për në llogarinë e Fondit nr. AL62210110120000000003659837 në LEK, pranë Depozitarit ABI Bank, kundrejt tarifave në fuqi
2. Autorizim për pagesa automatike periodike;
Skemat profesionale :
Zbritje e kontributit individual të punonjësit nga paga e individëve dhe kalimit të transfertës nga ana e punëdhënësit për vlerën totale të listës se kontributeve të punëmarrësve dhe punëdhënësit. Bazuar në nenin 20 të Ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, kontributi mujor i bërë nga çdo anëtar i një fondi pensioni privat, deri në nivelin e pagës minimale të miratuar në shkallë vendi, zbritet nga të ardhurat personale të tij për efekt tatimi. Dokumenti justifikues është kontrata individuale që anëtari i fondit ka me shoqërinë administruese në rastin e anëtarësimit individual ose deklarata e pranimit të pjesëmarrjes së punëmarrësit në fondin me pjesëmarrje të hapur të përzgjedhur nga punëdhënësi. Në rastin kur kontributi në fondin e pensionit privat është me burim nga marrëdhënia e punësimit, ai i zbritet të ardhurës personale të tatueshme, përpara përllogaritjes së tatimit mbi të ardhurat personale nga agjenti i mbajtjes së tatimit në burim.
Kontratat individuale :
Pagesat e kontributeve të individëve mund të jenë:
- i. si pagesë e menjëhershme jo më pak se vlera 1.5 milion LEK;
- ii. kontribut mujor/ vjetor në monedhën Lek, jo më të vogël se maksimumi i zbritshëm fiskal sipas legjislacionit tatimor në fuqi, i cili është deri në nivelin e pagës minimale të miratuar në shkallë vendi (40 000 LEK) ;
- iii. kombinim i dy mënyrave të mësipërme