Blog

STRUKTURA E PORTOFOLIT

Portofoli I fondit të pensionit “Master Pension Fund” është strukturuar dhe është mbajtur në përputhje me objektivat e investimit, politikën e investimit dhe tiparet e rrezikut të shprehura në Prospektin e plotë të Fondit.

Të gjitha investimet do të kryhen duke mbajtur parasysh ruajtjen e vlerës së kapitalit dhe të një niveli të mjaftueshëm likuiditeti, për të përmbushur të gjitha detyrimet e tashme dhe të ardhshme në momentin që këto të fundit bëhen të pagueshme.

Në përputhje me strategjinë e investimit, Fondi do të investojë kryesisht:

  • në obligacione afatgjatë të garantuara nga shteti shqiptar;
  • në obligacione afatgjatë të emetuara nga qeveritë e shteteve anëtare të BE-së dhe OECD-së;
  • në obligacione të institucioneve financiare ndërkombëtare (supranational) si Banka Botërore, Banka Qëndrore Europiane, Banka Europiane e Investimeve.

SHPËRNDARJA E INSTRUMENTEVE SI PËRQINDJE E ASETEVE TOTALE

SHPËRNDARJA E INSTRUMENTEVE SIPAS LLOJIT