Blog

KARAKTERISTIKAT E FONDIT

Fondi i Pensionit me pjesëmarrje të hapur “Master Pension Fund” i jep mundësi çdo individi ose punëdhënësi, i cili ka për objektiv rritjen e përgjegjësisë sociale duke kontribuar për pensionet e punonjësve të tij, të investojnë në një fond afatgjatë në monedhën LEK me një profil rreziku të ulët. Fondi i adresohet anëtarëve që kanë prioritet sigurinë, kthime afatgjata dhe likuiditetin në moshën e pensionit.

Transparencë

Fondi ofron transparencë të lartë. Çdo anëtar i Fondit pajiset me kredencialet (emër përdoruesi dhe fjalëkalim) për të aksesuar online kudo dhe në çdo kohë llogarinë e tij ndividuale për aktivet përfshirë vlerësimin e vlerës neto të aktiveve, totalin e ndryshimit të aktiveve për periudhën 12 -mujore, normën e kthimit nga investimi për fondin për periudhën 12-mujore, kthimin nga investimi, që nga fillimi i pjesëmarrjes në fond, datat e kontributeve dhe transferimet e aktiveve të bëra nga ose në emër të anëtarit gjatë periudhës përkatëse në Fond.

Benefite Fiskale

Cdo kontribut I bere nga cdo anetar I fondit te pensionit eshte I zbritshem nga paga bruto per efekt llogaritje tatimi deri ne nivelin e pages minimale.
Gjithashtu, investimet ne fond jane te perjashtuara nga taksa mbi interesin dhe te ardhurat nga kapitali.

Risk i ulët

Fondi i Pensionit “Master Pension” investon në obligacione afatgjatë të garantuara nga shteti shqiptar, në obligacione afatgjatë të emetuara nga qeveritë e shteteve anëtare të BEsë dhe OECD-së, në obligacione të institucioneve financiare ndërkombëtare (supranational) si Banka Botërore, Banka Qëndrore Europiane, Banka Europiane e Investimeve, duke patur një profil të ulët rreziku. Normat e interesit janë në varësi të ecurisë së tregut dhe mund të luhaten, duke ndikuar dhe në luhatjen e vlerës së investimit.

Mundësia e kthimit të investimit të akumuluar në pagesa në formë pensioni

Tërheqja e aseteve të akumuluara në llogarinë e anëtarit mund të bëhet kur anëtari plotëson kushtet e parashikuara në ligj. Tërheqja mund të kryhet totale ose në mënyrë periodike në formë pensioni. Në çdo rast tjetër kemi të bëjmë me tërheqje të parakohshme.

Fondi është i trashëgueshëm

Nëse anëtari ndërron jetë përpara se të marrë pagesën e të gjitha aseteve të veta, asetet në llogarinë e tij do t’i shpërndahen trashëgimtarëve në përputhje me dispozitat ligjore që rregullojnë trashëgiminë.