Blog

Vijon rritja në tregun e pensioneve private vullnetare

Vijon rritja në tregun e pensioneve private vullnetare

Tregu i pensioneve private vullnetare ka përvijuar tendenca të shpejta rritje nga viti në vit, si në drejtim të rritje së numrit të anëtarëve pjesëmarrës në fondet e pensionit, ashtu edhe për vlerën e aseteve neto në administrim të fondeve të pensioneve.

Rritja e numrit të anëtarëve është trefishuar në krahasim me fillimet në vitin 2011. Por rritja më e ndjeshme shihet pas vitit 2014. Në fund të vitit 2018 numri i anëtarëve pjesëmarrës në fondet e pensionit është 25,298 pothuajse i trefishuar krahasuar me vitin 2014.  Kjo tendencë rritje e pjesëmarrjes në fondet e pensioneve tregon një ndërgjegjësim më të lartë të publikut për potencialin që ofron ky treg.

Paralelisht me këto ritme të larta rritje ka ecur edhe volumi i aseteve neto nën administrim. Analiza e të dhënave tregon edhe rritjen e totalit të aseteve neto të fondeve të pensionit. Vlera e aseteve neto ishte 2,289 milionë lekë në fund të vitit 2018 duke treguar një rritje prej 264% krahasuar me fundin e vitit 2014.

Credins Invest ka nën administrim Fondin e Investimit Credins Premium, i licencuar në gusht të vitit 2016, dhe i denominuar në monedhën Lek. Vetë Shoqëria Administruese është licencuar në vitin 2011 dhe ka nën administrim edhe Fondin e Pensionit Vullnetar “Credins Pension”, me një numër prej mbi 15,000 anëtarësh në fund të 2018-s ose rreth 60% të tregut të pensioneve vullnetare.