Blog

 

Trajnimi “Edukimi në vazhdim” për agjentët e Fondit të Investimit “Credins Premium”

Trajnimi “Edukimi në vazhdim” për agjentët e Fondit të Investimit “Credins Premium”

Credins Invest përgjatë muajit Nëntor dhe Dhjetor 2022 po zhvillon trajnime për agjentët e autorizuar të Fondit të Investimit, në kuadër të rregullores së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, më qëllim përditësimin dhe thellimin e njohurive mbi produktet dhe tregjet. Moduli i trajnimit “Edukimi në vazhdim” ka në fokus tematikat e informimit mbi tregun, objektivat dhe shitjen, tregjet financiare e ndikimin e tyre në vlerën dhe çmimin e produkteve të SIK, Parandalimi i Pastrimit të Parave dhe e drejta e investitorit për të kryer ankesë.