Blog

Të kuptojmë Investimet: Fuqia e Interesit te Perbere

Të kuptojmë Investimet: Fuqia e Interesit te Perbere

“Interesi i përbërë është mrekullia e tetë e botës. Ai që e kupton e fiton, ai që nuk e kupton e humbet ” – Albert Einstein

Çfarë është Interesi i Përbërë?

Interesi i përbërë është padyshim një nga forcat më të fuqishme në tregjet  financiare. Kur përllogarisim interesat e huave,  të depozitave apo të investimeve mund të kemi të bëjmë me interes të thjeshtë ose interes të përbëre.

Për të kuptuar interesin e përbërë, duhet të sqarojmë fillimisht konceptin e interesit të thjeshtë. Interesi i thjeshtë përllogaritet vetëm mbi shumën e principalit. Për shembull, ju investoni  1,000,000 Lekë në një depozitë bankare me interes 3% në vit për 2 vite. Sa do të jetë vlera e investimit tuaj pas 2 vitesh? Përgjigja është 1,060,000 Lekë dhe interesi i fituar do të jetë 60,000 Lekë. Llogaritja është e thjeshtë.

Në rastin e interesit të përbërë, principali në çdo periudhë është i ndryshëm. Interesi i fituar do t’í shtohet vlerës së principalit. Pra, interesi i përbërë përllogaritet mbi principalin dhe mbi interesin e akumuluar në përiudhat paraardhëse. Thënë thjesht ju fitoni interes mbi interesin.

Në shembullin tonë, përveç principalit 1,000,000 Lekë edhe interesi i fituar  vitin e parë prej 30,000 Lekë do të fitojë interes vitin e ardhshëm. Pra, sa do të vlejë depozita juaj prej 1,000,000 Lekë pas 2 vitesh me normë vjetore interesi prej 3%? Përgjigjja është 1,060,900 Lekë dhe interesi i fituar do të jetë 60,900 Lekë.


Elementi kyç: Koha

Fuqia e vërtetë e interesit të përbërë  demonstrohet më  së miri në periudha afatgjata  investimi. Koha  është në fakt  elementi kyç që e bën interesin e përbërë të funksionojë më mirë. Koha kur ju filloni të investoni është më e rëndësishme se shuma e investimit dhe këtë mund ta tregojmë fare thjesht me anë të ilustrimit të mëposhtëm: